LAJMI I FUNDIT:

KF Ferronikeli nderon me medalje dhe me mirënjohje NewCo Ferronikelin

KF Ferronikeli  nderon me medalje dhe me mirënjohje NewCo Ferronikelin

Drejtuesit e KF Ferronikelit, kanë vizituar ndërmarrjen NewCo Ferronikeli të cilës i dhanë mirënjohje dhe një medalje të kupës në shenjë mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme te klubit.

Skuadra nga Drenasi ditë më parë fitoj trofeun e Kupës së Republikës së Kosovës, që ishte e para në historinë e këtij klubi të njohur në vendin tonë.

“Ndihma juaj e vazhdueshme na ka mundësuar që të kemi sukses si klub, fillimisht me ngjitje në Superligën e Kosovës dhe tash edhe me fitoren e kupës së Kosovës që është arritja më e madhe e klubit në histori”, ka thënë Kryetari i Bordit të Klubit Futbollistik Ferronikeli, Ekrem Elshani.

Mjaft të entuziazmuar me arritjet e klubit u shprehen edhe përfaqësuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit dhe njëkohësisht edhe anëtar i bordit të Klubit, Skender Hasi


“I jemi shumë mirënjohës kompanisë NewCo Ferronikeli si donator kryesor i klubit për të gjitha të arriturat në këto vitet e fundit. Edhe ne si Komunë e Drenasit do të vazhdojmë përkrahjen tonë që të shtyjmë përpara sukseset e klubit dhe bashkërisht me juve, jam i bindur në suksese të reja”, tha Hasi.

Ndërkaq, Drejtori i NewCo Ferronikelit, Ioannis Moutafis, shprehu falënderimet e tij për nderin që ja bënë përfaqësuesit e Klubit dhe u zotua që ndihma e kompanisë nuk do të mungoj asnjëherë.

“Gjithë kjo që keni bërë është një nder i madh për mua. Jam shumë i kënaqur për sukseset e klubit dhe me vjen shumë mirë që kemi arrit bashkërisht të bëjmë diçka kaq të madhe dhe historike”, theksio Moutafis, i cili i përgëzoi krerët e klubit për punën që mirë po bën ky klubi duke u zotuar se përkrahja e kompanisë për klubin e futbollit Ferronikeli do të jetë e vazhdueshme”, tha Moutafis.

NewCo Ferronikeli ka mbështetur klubin nga Drenasi që nga themelimi dhe jo vetëm kaq, ndërmarrja vazhdimisht mbështet sportin në përgjithësi dhe komunitetin në rajon të Drenasit dhe më gjerë. /KP/Telegrafi/