LAJMI I FUNDIT:

Dy tituj për pionierët dhe kadetët e RTV 21

Dy tituj për pionierët dhe kadetët e RTV 21

Skuadra e RTV 21 është kampione e Kosovës në basketboll për konkurrencën e pionierëve. Në ndeshjen e tretë të finales të TEB Ligës për pionierë prishtinasit e mposhtën skuadrën Vushtrria Basket me rezultat 70:58, fitore pas së cilës u kurorëzuan me titullin e kampionit.

Këtë sukses skuadra kryeqytetase e ka arritur edhe në konkurrencën e kadetëve.

Në këtë grup-moshë RTV 21 po ashtu pas tri ndeshjeve e siguroi titullin, pasi ishte më e suksesshme se Kalaja e Prizrenit. Në ndeshjen e tretë prishtinasit fituan me shifrat 78:59. /Tribuna/Telegrafi/