LAJMI I FUNDIT:

Vikendi sjellë garat automobilistike në Stallovë

Vikendi sjellë garat automobilistike në Stallovë

Këtë fundjavë me datën 15.06.2014, në Grashticë-Stallovë, organizohet gara e radhës në disiplinën ‘kodrinore-malore’. Në këtë garë pritet që përpos garuesve të rregullt nga Kosova dhe Shqipëria, të marrin pjesë edhe garues nga Maqedonia dhe Mali i Zi.

Fillimisht gara ishte parashikuar për t’u mbajtur po të njëjtën datë në Shalë të Bajgorës nga "A.K. Trepça", mirëpo për shkak të dëmtimit të asfalltit dhe pamundësisë për t’u riparuar për një kohë të shkurtë, gara u vendos të zhvillohet në Grashticë nën menaxhimin e Federatës së Autosporteve të Kosovës.

Ftohen të gjithë adhuruesit dhe dashamirët e këtij sporti që të vinë dhe të shijojnë momentet e bukura që ofron ky sport, si dhe t’i përkrahim dhe motivojmë garuesit tanë në numër sa më të madh. /Telegrafi/