LAJMI I FUNDIT:

Thaçi krenohet me kosovarët e Botërorit

Thaçi krenohet me kosovarët e Botërorit

Kryeministri në largim, Hashim Thaçi, u ka uruar suksese futbollistëve kosovarë që do të luajnë në Kampionatin Botëror, me shpresën se një ditë edhe Kosova do të marrë pjesë në një ngjarje të tillë.

“Miq të dashur, besoj edhe ju mezi po prisni që të fillojë kampionati botëror i futbollit sot në mbrëmje. Ndeshjet që do të shohim do të na shlodhin nga ngarkesa e zgjedhjeve por edhe nga vapa e madhe e verës e cila u ka shkaktuar dalldisje shumë aktorëve politik. Fakti që në këtë kampionat do të luajnë disa lojtarë kosovarë na bën krenar për talentet e shumta që ka rinia jonë. Na bën gjithashtu besimplotë se nuk do të jetë e largët dita kur ta shohim përfaqësuesen e Kosovës në këto gara prestigjioze. Me siguri ndonjë nga këta fëmijë do të mbrojë ngjyrat e Kosovës në ndeshje ndërkombëtare në të ardhmen. Uroj të kaloni momente sa më të bukura duke i ndjekur ndeshjet me të afërmit tuaj”, ka shkruar Thaqi në profilin e tij në ‘Facebook’. /Tribuna/Telegrafi