LAJMI I FUNDIT:

Hajrizi ka tri oferta

Hajrizi ka tri oferta

Basketbollisti Drilon Hajrizi ka bërë me dije se ka tri oferta nga dy skuadra vendore dhe një ndërkombëtare.

Lajmin e ka bërë me dije vetë basketbollisti mitrovicas, i cili nuk ka përmendur ekipet që janë të interesuara për shërbimet e tij.

“Për të qenë shumë korrekt me të gjithë, deri tani kam pranuar tri oferta nga klube të ndryshme (dy vendore dhe një e huaj). Prioritet kam ekipin i cili pretendon dhe ka gjasë të madhe të kurorëzohet me tituj, sepse jam i etur për të fituar”, ka shkruar Hajrizi në “Facebook”, transmeton Epokaere.

Drilon Hajrizi është një nga basketbollistët më të mirë në vend, kurse edicionin e fundit ka luajtur për Pejën, mirëpo nuk ka arritur të shkëlqejë ashtu siç bënte dikur me Trepçën. /Telegrafi/