LAJMI I FUNDIT:

FIFA nuk diskuton për Kosovën

FIFA nuk diskuton për Kosovën

Asnjë lajm nga FIFA për Kosovën. Pavarësisht se ishte bërë e ditur që do të diskutohet edhe për Kosovën në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, të mbajtur këtë fundjavë në Brazil, në konferencën për shtyp nuk është thënë asnjë fjalë për Kosovën.

Po ashtu, as në komunikatën e FIFA-s për publikuar në sajtin e saj zyrtar nuk përmendet fare FFK-ja. Zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fazli Berisha, bënë me dije se nuk kanë njohuri nëse është diskutuar.

“Me gjasë është diskutuar edhe pse momentalisht nuk kemi ndonjë informatë. Zakonisht pas disa ditësh njoftohemi nga FIFA”, tha ai për Arenën. /Telegrafi/