LAJMI I FUNDIT:

Debatik Curri drejt transferimit te Flamurtari

Debatik Curri drejt transferimit te Flamurtari

Nuk është thjesht një ëndërr e klubit vlonjat për të afruar lojtarë të Kombëtares shqiptare. Negociatat e drejtuesve duket se po shkojnë drejt konkretizimit të marrëveshjes, por për t’u bërë gjithçka zyrtare duhet pritur edhe disa ditë.

Lajmi ekskluziv, i botuar në “Panorama Sport” për ofertën që klubi vlonjat i ka bërë Currit, është konfirmuar edhe nga vetë kosovari i kuqezinjve. Tashmë “topi” ka mbetur te 29-vjeçari për t’i thënë “po” ose “jo” Flamurtarit. Mbrojtësi ka kërkuar 10 ditë kohë për një përgjigje konkrete, por oferta është vërtet tunduese dhe gjasat janë që transferimi të zyrtarizohet.

Burime pranë klubi kuqezi tregojnë për gazetën se lojtarit i është ofruar një pagë prej afro 10 mijë eurosh në muaj. Gjithsesi, kjo shifër nuk është zyrtare. /Tribuna/Telegrafi/