LAJMI I FUNDIT:

Hasi pensionohet sot

Hasi pensionohet sot

Njëri ndër futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave në Drenas, Zeqir Hasi ka paralajmëruar se nesër (e shtunë) në kuadër të ndeshjes finale të Kupës së Kosovës në Futboll në mes Ferronikelit dhe Hajvalisë, do t’i thotë lamtumirë lojës së tij të zëmrës.

“Te dashur bashkëqytetarë të Drenasit, tifozë të KF Ferronikeli ‘Tigrat e Zi’ dhe ju sportdashës të futbollit ju njoftoj se në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës në mes Ferronikelit dhe Hajvalisë do ta luajë ndeshjen lamtumirës nga futbolli aktiv. Më këtë rast ju ftoj që të jeni prezentë në ndeshjen finale dhe ta përkrahni KF Ferronikelin, që është drejtë bërjes së historisë dhe njëherësh të ma japin përshëndetjen e fundit në fushën e gjelbër”, ka shkruar Hasi në “Facebook”. Hasi në fund ka falënderuar edhe Zotin që ia ka dhënë shëndetin dhe mundësinë për të luajtur futboll për 15 vjet më radhë.

Sulmuesi i spikatur i ka falënderuar edhe tifozët e katër skuadrave në të cilat ka luajtur: Ferronikel, Drenicë, Kosova e Vushtrrisë dhe KEK. /Epokaere/Telegrafi/