LAJMI I FUNDIT:

Anulohet turneu “Lidhja e Prizrenit” për shkak të tragjedisë së KEK-ut

Anulohet turneu “Lidhja e Prizrenit” për shkak të tragjedisë së KEK-ut

Turneu i pingpongut, Lidhja e Prizrenit i cili është dashur të mbahet të shtunën është anuluar për shkak të tragjedisë së ndodhur në KEK.

Federata e pingpongut e Kosovës(FPPK) ka lajmëruar se turneu “Lidhja e Prizrenit”, i cili është dashur të mbahet të shtunën (nesër).

“Ju njoftojmëë se për shkak të tragjedisë së ndodhur në KEK, anulohet turneu i paraparë të mbahet për nesër (Lidhja e Prizrenit)”, thuhet në njoftimin e dërguar për media nga sekretari gjeneral i FPPK-së, Fadil Luta.

Ky është vendimi i parë i një Federate të anulojë aktivitetin e saj sportiv për shkak të tragjedisë së KEK-ut, ku pas një shpërthimi dyshohet për tre të vdekur dhe mëse 13 të lënduar. /Sporti1/Telegrafi/