LAJMI I FUNDIT:

Sedolli triumfon në ‘Lidhjen e Prizrenit’

Sedolli triumfon në ‘Lidhjen e Prizrenit’

Mundësi Kastriot Sedolli ka triumfuar në turneun ndërkombëtare ‘Lidhja e Prizrenit’. Nën organizimin e KM Prizreni, pjesë të këtij turneu ishin mbi 30 mundës nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria.

Pas disa dueleve joshëse, epitetit i garuesit më të mirë i takoi Kastriot Sedollit. Tekniku më i mirë Irfan Rexhallari, kurse mundësi më i mirë nga jashtë Florian Rexha.

Turneun e ka përcjell edhe kryetari i FMK-së, Naim Muja. Me medalje të artë u stolisën: Kastriot Sedolli, Veli Susuri, Elvis Susuri, Alban Sopaj, Omar Lila, Bajram Shala, Egzon Shala dhe Pajtim Shala.

Medalje të argjendte fituan: Florian Rexha, Raif Kamberi, Vullnet Susuri, Festim Cenaj, Burim Kastrati, Fation Dina, Olsi Cengu, Abdurahim Fejza, kurse medalje të bronzte morën: Irfan Rrexhallari, Arling Hoxha, Alban Delijaj, Elvis Dina, Isuf Zeqiri, Suad Idrizi, Valon Rogaci, Isuf Sahiti, Burim Kastrati, Ardit Gashi, Edon Shala dhe Bunjamin Ebibi. /KP/Telegrafi/