LAJMI I FUNDIT:

Trepça siguron Superligën, tifozët demolojnë stadiumin

Trepça siguron Superligën, tifozët demolojnë stadiumin

Ndeshja e barazhit ndërmjet Trepçës dhe Llapit e zhvilluar në kryeqytet i takoi mitovicasve, të cilët falë fitores 2-1 arritën që të mbetën në elitën e futbollit kosovar.

Kjo humbje ishte e dhimbshme për llapjanët të cilët shpresuan shumë që në sezonin e ardhshëm të jenë pjesë e Superligës.

Por kjo nuk është e tëra. Kjo ndeshje u përshkua edhe me incidente para dhe pas ndeshjes ndërmjet tifozerive. Pos inateve mes tyre, ata edhe demoluan lokalet përreth stadiumit duke ju thyer xhamat dhe duke shkaktuar dëme të tjera. Demolim ka pësuar edhe vet stadiumi në kryeqytet, raporton KlanKosova.

Nënkryetari i Prishtinës, Afrim Muqiqi, i cili për pak sa nuk e pësoi edhe vet, ka akuzuar Federatën e Futbollit të Kosovës për mos aftësi të organizimit të kësaj ndeshje si dhe tifozët që kontribuuan në këto gjëra i quajti huliganë. /Telegrafi/