LAJMI I FUNDIT:

Sot, Ferronikeli kundër Gjilanit

Sot, Ferronikeli kundër Gjilanit

Ferronikeli dhe Gjilani sot pasdite në kryeqytet do të sprovojnë forcat në njërën ndër ndeshjet kryesor të këtij sezoni të garave.

Skuadra nga Drenasi dhe Gjilani do të ndeshen në ndeshjen e barazhit. Ferronikeli në sfidën ndaj Gjilanit do të kërkojë që të sigurojë mbetjen në elitën e futbollit, derisa gjilanasit synojnë që të sigurojnë rikthimin në Superligë për sezonin e ardhshëm.

Ballafaqimi mes këtyre dy skuadrave pritet të jep lojë interesante, për faktin se kjo ndeshjes është vendimtare për të dy ekipet.

Të dy skuadrat tashmë kanë bërë përgatitjet e duhura për këtë ndeshje, dhe të gatshëm për të nis këtë sfidë me peshe të madhe.


Ballafaqimi mes Ferronikelit dhe Gjilanit nis në orën 17:00. Ndërsa nesër luhet ndeshja e dytë e barazhit, ku do të takohen Trepça dhe Llapi. /KP/Telegrafi/