Sikurse në edicionin 2007/08 edhe kësaj radhe Istogu u rikthye në elitën e futbollit kosovar si kampion i Ligës së Parë. Ata në ndeshjen e fundit të këtij edicioni e mposhtën në shtëpi Lirinë me një gol të Selim Bajramajt të shënuar në çastet e fundit të takimit. Kështu, Istogu grumbulloi 67 pikë, baras sa edhe Vëllaznimi, por falë rezultateve më të mirë në duelet e ndërmjetme Istogu merr titullin e Ligës së Parë.
Stadiumi që ishte i stërmbushur nga tifozët dhe adhuruesit e këtij ekipi shpërtheu në festë së bashku me lojtarët dhe stafin e Istogut në fund të ndeshjes.
Mirëpo, e vërtetë rreth kësaj fitoreje doli në sheh nga kamerat e KTV-së të cilët e kapën qartazi trukimin e kësaj ndeshjeje, që padyshim se është një turp i madh për futbollin tonë.
Tek po afrohej fundi i ndeshjes, saktësisht edhe pesë minuta para vërshëllimës së fundit të gjyqtarit, me të kuptuar se ndeshje mes Ballkanit dhe Vëllaznimit ishte kryer baras, rezultat ky që i jepte rast Istogut që me fitore ta fitojë titullin, filluan disa biseda të pazakonta ndërmjet zyrtarëve të Istogut dhe atyre të Lirisë afër bankave rezervë të të dyja ekipeve.
Më i zëshmi doli të jetë zyrtari i Lirisë, Bashkim Kajdomçaj, i cili ndër të tjera shihet dhe dëgjohet në pamjet e KTV-së duke urdhëruar lojtarët me fjalën “lëshone”. Ai madje afrohet edhe më shumë drejt zonës së lojtarëve të Lirisë në disa pamje tjera ku vazhdon komunikimin verbal dhe fizik me lojtarët prizrenas. Dhe, pas këtyre prapaskenave që ndodhnin edhe në sy të vëzhguesve të Federatës së Futbollit të Kosovës, nuk vonoi goli.
Një reagim i dobët i mbrojtjes mysafire bëri që Selim Bajramaj të shënojë golin e tri pikëve dhe të titullit për Istogun.
Ne ju ftojmë të gjithëve ta shikoni videon në vazhdim dhe ta shpërndani këtë lajm për t’ia bërë me dije të gjithëve se çfarë po ndodh në futbollin kosovar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë