LAJMI I FUNDIT:

Ademi: Prishtina është vetëm njëra prej 12 klubeve tjera të Superligës

Ademi: Prishtina është vetëm njëra prej 12 klubeve tjera të Superligës

Prishtina nuk udhëtoi, kurse në federatë dërgoi një arsyetim që ka të bëjë me bojkotin. Mosudhëtimin e tyre për të zhvilluar takimin e fundit e komenton nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademit, sipas të cilit kjo i qiti hije të zezë vetë Prishtinës.

“Kjo nuk i ka qitur hije të zezë kampionatit, pasi kampionati ka qenë mjaftueshëm i rregullt. Festa është bërë pavarësisht se nuk u luajt ndeshja. Ky është imazh i keq për Prishtinën si klubi më me renome dhe sinonim i futbollit kosovar. Ti ndodh ky gjest Prishtinës më vjen keq dhe normalisht. Duhet të mbledhemi materialin dhe të shohim se në çfarë gjendje ka ardhur Prishtina. Këto raste ndodhin, por ndodhin shumë rrallë, mirëpo meqenëse ndodhin janë edhe nenet për to, në harmonizim të të cilave veprojmë. Shpresoj që Prishtina të krijoj një menaxhment më të mirë”, tha ai për Arenën.

Numri dy i FFK-së, tregon arsyetimin e Prishtinës dërguar Federatës. “E kanë dërguar një letër që nuk mundemi të vijmë. Arsyetimi është që lojtarët nuk kanë pranuar të vijnë për faktin se nuk janë paguar. Me juniorë nuk kanë mundur të vijnë pasi kanë pasur ndeshje, kështu që kjo që ka ndodh është keq për kampionatin, por më së keqi për Prishtinën. Prishtina është vetëm njëra prej 12 klubeve tjera të Superligës”, theksoi Ademi. /Arena/Telegrafi/