LAJMI I FUNDIT:

Ferronikeli në barazh

Ferronikeli në barazh

Ferronikeli ka pësuar humbje ndaj Dritës me rezultat 1-3, të shtunën pasdite në ‘Bajram Aliu’ në xhiron e fundit të këtij sezoni të garave në Rafiffeisen Superliga e Kosovës në futboll.

Skuadra nga Drenasi pas kësaj disfate do të luaj ndeshjen e barazhit, ku pritet të përballet me Gjilanin ose Dukagjinin.

Futbollistët e Dritës në duel me Ferronikelin u treguan ekip më i mirë duke shënuar tri herë në portën e nikoqirëve.

Shqipërim Kelmendi, Bujar Shabani e Alban Rexhepi shënuan nga një gol për fitoren e gjilanasve, kurse golin e vetëm për ekipin e Ramiz Krasniqit e realizoi Liridon Zeqiri.


Ferronikeli mbetet në pozitën e nëntë në renditje me 41 pikë dhe do të jetë skuadra e cila do të përballet me skuadrën nga pozita e katërt në Ligën e Parë në përballjet e barazhit.

Ndërkohë, fitore ka shënuar edhe Hajvalia që mundi Drenicën me rezultat 3-2. Genc Hamiti (28’) dhe Fillim Guraziu (34’ dhe 75’) shënuan golat e kësaj fitoreje të Hajvalisë, teksa për mysafirët shënuan Qemail Elshani (42’) dhe Granit Arifaj (70’).

Hajvalia tani ka 47 pikë në pozitën e gjashtë në renditje, teksa Drenica del në pozitën e tetë me 45 sosh.

Pikët e plota në xhiron e fundit i arkëtoi edhe Besa e Pejës, e cila në udhëtim mundi Trepçën me rezultat 1-0. Egzon Gashi (64) realizoi golin e fitores për pejanët.

Besa mbetet në pozitën e pestë në renditje me 49 pikë, derisa Trepça ka 36 në pozitën e 10-të dhe do të luaj në barazh kundër Llapit. /KP/Telegrafi/