LAJMI I FUNDIT:

FIFA e njeh Kosovën në qershor?

FIFA e njeh Kosovën në qershor?

Federata e Futbollit të Kosovës i është përmbajtur në tërësi kushteve të vëna nga FIFA për ndeshjet miqësore ndërkombëtare.

Përfaqësuesja A e Kosovës në futboll tashmë i ka tri ndeshje ndërkombëtare pas vendimit të FIFA-s, ndërsa nuk ka bërë asnjë shkelje.

Në ndeshje nuk kishte flamur të Kosovës, nuk kishte himn të Kosovës dhe pranë mbishkrimit Kosova në fanella qëndronte edhe ylli.

Për këtë arsye vlerësohet se ka gjasa të mira që statusi i Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Futbollit të përparojë në kongresin e ardhshëm të FIFA-s.


Kongresi i 64-t i FIFA-s mbahet më 10 e 11 qershor në Sao Paulo të Brazilit, ndërsa Kosova është pjesë e agjendës zyrtare të këtij kongresi. Për Kosovën do të diskutohet në pikën 11.3, që thotë: "Informata për çështjen Izrael-Palestinë, Kosovën dhe Qipron", shkruan sot Koha Ditore. /Koha/Telegrafi/