LAJMI I FUNDIT:

Argjent Mustafa nënshkruan me Partizanin

Argjent Mustafa nënshkruan me Partizanin

Argjent Mustafa, është një tjetër kosovar që është bërë pjesë e Partizanit të Tiranës.

Mesfushori kosovar sot ka nënshkruar për ‘demat’. Mediat shqiptar raportojnë se marrëveshja mes Partizanit dhe lojtarit është arritur sot, ku e konkretizua me prezantimin e 22-vjeçarit në ambientet e klubit.

Mustafa ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me ‘të kuqtë’, me të cilët synon të fitojë trofe.

Kujtojmë se në sezonin e përfunduar ditë më parë pjesë të Partizanit ishin edhe: Amir Rrahmani, Besnik Krasniqi, Behar Maliqi, Labinot Ibrahimi, Liridon Ahmeti e Mentor Mazrekaj. /KP/Telegrafi/