LAJMI I FUNDIT:

“Kosova e vërtetë në shtator të 2016-ës”

“Kosova e vërtetë në shtator të 2016-ës”

Trajneri Albert Bunjaki kërkon kohë deri në shtator të vitit 2016 për të ndërtuar ekipin përfaqësueses të Kosovës në futboll për sfida ndërkombëtare.

Pas dy humbjeve të fundit, nga Turqia në Mitrovicë (1:6) dhe nga Senegali në Gjenevë (1:3), trajneri i përfaqësueses ka reflektuar për këto dy ndeshje.

“Ne jemi duke e krijuar një ekip, ndërsa kemi luajtur me dy superfuqi të futbollit, jashtë datave të lira dhe me shumë mungesa mos të harrojmë”, tha Bunjaki për Sporti 1.

Në lojën e parë ekipi pranoi lojën e hapur me turqit, shumë kush ka menduar se keni mundur të “vendosni autobusin”, si po quhet taktika e mbrojtjes, për të qetësuar lojën?


“Nuk kam dashur, të bëjë punën e autobusit, shikuesit kanë ardhur të shikojnë lojë dhe jo mbrojtje. Futbollistët që i kam pasur kam kërkuar të sfidohen për lojë të rëndësishme, prandaj nuk e kisha në filozofi një lojë të tillë”, tha Bunjaki.

Kur mund të shohim ekipin e vërtetë të Kosovës?

“Pas këtyre dy takimeve, jam i kënaqur sidomos me lojën me Senegalin, ku vërtetë dëshmuam se jemi në rrugën e duhur. Unë mendoj se ekipin e vërtetë të Kosovës do ta shohim nga shtatori i vitit 2016, deri atëherë pres të zhvillojmë rreth 10-15 ndeshjes, ndërsa pres të hapen mundësitë edhe të pjesëmarrjes në kualifikimeve dhe të kenë mundësinë e zgjedhjes të gjithë lojtarët që i kemi nëpër botë”, tha ai. /Sporti1/Telegrafi/