Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), të hënën ka ndarë rreth 83 mijë euro për 45 klube të femrave.
Me qëllim të funksionimit sa më të mirë dhe masivizimit, MKRS, ka ndarë 82 mijë e 500 euro për 45 klube të femrave të futbollit, hendbollit, basketbollit dhe volejbollit.
Nënshkrimi i vendimit u bë në një ceremoni zyrtare, ku morrin pjesë edhe sportistet, drejtuesit e federatave përkatëse dhe drejtuesit e klubeve. Në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe Ministri Memli Krasniqi.
I pari i MKRS-së, në fjalën e tij, tha se ky është një vendim që ka qenë në program më herët dhe u shpreh mjaft i lumtur që shteti ka mundësinë të ndajë fonde për zhvillimin e sportit tek femrat.
“Sot jam shumë i lumtur që një nismë që e kemi pasur në vizionin tonë po e realizojmë. Mbështetja e veçantë për sportin tek femrat është një program global dhe edhe shteti ynë po e realizon. Është për t’u admiruar dhe përgëzuar e gjithë kjo punë që është bërë deri tani, nga të gjitha këto klube, për të mbajtur gjallë sportin tek femrat. Duke parë këtë motiv, sukseset dhe nevojat kjo mbështetje do të jetë një lehtësim edhe më shumë për ju. Ne ju kemi mbështetur në forma të ndryshme edhe më herët, dhe besoj se tashmë kemi krijuar një standard që mbështetja të jetë përherë më e madhe”, ka thënë Ministri Krasniqi.
Ai shtoi se femrat në Kosovë kanë treguar potencial të lartë në sport dhe kanë sjellë shumë rezultate për Kosovën.
“Në kohën në të cilën po jetojmë medaljet e para i kemi marrë si shtet nga një femër, një kolege e juaja, Majlinda Kelmendi. Unë shpresoj se kjo traditë do të vazhdojë, dhe në një mënyrë do t’u jepet një mesazh meshkujve, që të djersiten pak më shumë”, tha ministri Krasniqi. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Salah parashikon derbin që Liverpooli e zhvillon përballë Man Cityt

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë