LAJMI I FUNDIT:

Shaqiri: Zvicra është një skuadër shumë e mirë

Shaqiri: Zvicra është një skuadër shumë e mirë

Mesfushori kosovar Xherdan Shaqiri, ka folur para kampionatit botëror që do të mbahet këtë vit në Brazil, duke thënë se do të jap maksimumin për të bërë krenare Zvicrën.

“Tani jemi më shumë se një skuadër, qëndrojmë më shumë bashkë dhe në fund, por jo më me pak rëndësi, jemi edhe të talentuar. Lojtarët janë pjekur duke luajtur me skuadra të mëdha dhe gjithashtu jemi bërë një skuadër shumë e mirë”, u shpreh Shaqiri.

Ylli kosovar, është një ndër lojtarët kryesor të Zvicrës në Kampionatin Botëror të Brazilit dhe pritet të jetë shtylla kryesore e Zvicrës në këtë garë. /Tribuna/Telegrafi/