LAJMI I FUNDIT:

Aprovohet kërkesa e Shpend Ahmetit për stadiumin e ri të Hajvalisë

Aprovohet kërkesa e Shpend Ahmetit për stadiumin e ri të Hajvalisë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka lajmëruar se është aprovuar kërkesa e tij nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal për financimin e stadiumit të ri të Hajvalisë.

Kryetari i Kryeqytetit nëpërmjet një postimi në Facebook, ka treguar se i është aprovuar kërkesa për financimin e stadiumit të ri të Hajvalisë, i cili sigurisht se ka gëzuar shumë banorët e paralagjes së Prishtinës.

“Sot u njoftova nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal se është aprovuar kërkesa jonë për financimin e stadiumit të ri të Hajvalisë”, ka shkruar ai në profilin e tij. /Telegrafi/