LAJMI I FUNDIT:

Valdrin Rashica largohet nga Llamkos Kosova

Valdrin Rashica largohet nga Llamkos Kosova

Llamkos Kosova, kampionia e re Superligës së Kosovës humbet shërbimet e njërit prej futbollistëve më cilësorë, që me lojën e tij dha ndihmesë në fitimin e titullit kampion për herë të parë në histori.

Valdrin Rashica, ka konfirmuar nëpërmjet adresës së tij në Facebook, se i ka dhënë fund bashkëpunimit me skuadrën vushtrriase, për të vijuar karrierën jashtë Kosovës.

“Prej sot nuk do të jam më pjesë e skuadrës sime të zemrës, Llamkos Kosova. Falënderoj të gjithë qytetin e Vushtrrisë për përkrahjen! Shumë më herët kjo skuadër e ka merituar këtë titull kampioni. Po ashtu, falënderoj tifozët më të mirë në Kosovë, ‘Forcat’, për përkrahjen e dhënë, si dhe bashkëlojtarët të cilët për mua janë familja e dytë. Nuk i harroj as trajnerët më të mirë, Ismet Munishin, Bekim Shotanin e Mensur Maxhunin”, shkruan Rashica në rrjetin social Facebook.

Gjatë verës Rashica pritet të udhëtojë drejt Finlandës, por nuk dihet se më cilën skuadër do të nënshkruajë futbollisti që dha kontribut në suksesin historik të Llamkos Kosovës. /Tribuna/Telegrafi/