LAJMI I FUNDIT:

“Kosova nuk është ndër të dobëtat e Evropës”

“Kosova nuk është ndër të dobëtat e Evropës”

Kosova humbi nga Senegali 3:1, por la përshtypje të mira te përzgjedhësi i Senegalit, Alain Giresse. Ky i fundit tha se Kosova nuk është e nivelit më të dobët në Evropë.

“Kosova është një ekip i ri i cili është në ndërtim e sipër. Në të ardhmen mund të bëhet ekip i mirë. Mund të them se ju nuk jeni më të dobëtit e Evropës e as ndër ekipet më të dobëta”, tha ai në konferencën për shtyp.

Francezi deklaroi se nuk e kishte nënvlerësuar Kosovën para ndeshjes. Sidoqoftë, ai besoi vazhdimisht në fitore. “Kosovën e kemi konsideruar një kundërshtar si të tjerët. Nuk ka pasur ndonjë vështirësi për këtë lojë. Kosovës i urojmë të bëhet sa më shpejt pjesë e UEFA-s e FIFA-s. Ne do të mundohemi t’iu ndihmojmë”.

Kosova kaloi e para në epërsi me golin e Albert Bunjakut, kurse Senegali barazoi në minutat e fundit të pjesës së parë. Golit të pësuar, Giresse nuk iu frikësoi, pasi thotë se besoi vazhdimisht në fitore. Në pyetjen e Arenës se a iu frikësua humbjes pas atij goli ai tha: “Jo, nuk u frikësova. Po të po të frikësoheshim do të rrinim në zhveshtore dhe nuk do të dilnim fare në fushë. Ne dolëm sepse besuam që nga fillimi në fitore, dhe hymë vetëm me këtë qëllim”. /Arena/Telegrafi/