LAJMI I FUNDIT:

Bunjaku: Humbëm prej dy superfuqive të futbollit

Bunjaku: Humbëm prej dy superfuqive të futbollit

Përzgjedhësi i përfaqësues së Kosovës, Albert Bunjaku, pas humbjes së skuadrës së tij kundër Senegalit (1-3), ka thënë se kundërshtari i sotëm ishte dy-tri nivele para Kosovës.

I pari i bankinës së Kosovës, mendon se humbja kundër Senegalit dhe ajo së mërkurës kundër Turqisë (1-3), janë disfata të pësuara nga dy superfuqi të futbollit.

“Humbëm prej dy superfuqive të futbollit. Në lojën kolektive e kam kuptuar se Senegali është dy-tri nivele më larte së ne”, ka thënë Bunjaku.

Pavarësisht dy humbjeve radhazi, Bunjaku thotë se tashmë Kosova ka krijuar një bazë të skuadrës.


“Kur i sheh këta lojtarë duke dhënë maksimumin është mirë. Ne tashmë kemi krijuar një bazë të skuadrës”, tha ai.

Bunjaku mendon se Kosova në dy ndeshjet e ardhshme miqësore kundër Panamasë dhe Kanadasë që luhen në muajin tetor, do të ketë paraqitje më të mirë, sepse sipas tij, dy sfidat e ardhshme luhen në datat e UEFA-së dhe FIFA-së, dhe gjithë lojtarët mund t’i përgjigjën ftesës së Kosovës. /KP/Telegrafi/