LAJMI I FUNDIT:

Sot, Kosova përballë Senegalit

Sot, Kosova përballë Senegalit

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, sot pasdite kundër Senegalit luan miqësoren e tretë ndërkombëtare nën monitorimin e FIFA-së.

Kosova pas disfatës se thellë kundër Turqisë (1-6), në përballje me Senegalin do të kërkojë paraqitje më të mirë në mënyrë që të harrohet paraqitja e dobët kundër Turqisë së FatihTerimit.

Përfaqësuesja jonë të premten mbrëma ka zbritur në Gjenevë, në vendin ku edhe do të luhet të sfida me Senegalin.

Ekipi i përfaqësues sonë, nën drejtimin e përzgjedhësit Albert Bunjaku, ka zhvilluar dy seanca stërvitore para ballafaqimit me Senegalit.


Kristian Nushi, njëri ndër lojtarët kryesor në përfaqësuesen tonë, i ka thënë KosovaPress-it, sfida e radhës nuk do të jetë aspak e lehtë.

Nushi mendon se çdo ndeshje për Kosovën është e mirëseardhur, pasi që sipas tij, Kosova akoma është duke u komponuar.

“Për ne çdo ndeshje është e vështirë. Ne ende jemi duke e komponuar ekipin, sepse në çdo grumbullim ka lojtarë të rinj. Çdo lojë që e kemi pa marrë parasysh se kush luan kundër nesh është e rëndësishme për Kosovën”, ka thënë Nushi.

Atmosfera në taborin e përfaqësues sonë para miqësores së radhës duket se është mjaft e mirë dhe optimiste për një paraqitje të mirë në përballje me Senegalin.

Kosova do të masë forcat me Senegalin, sfide kjo që luhet në Gjenevë në orën 17:00. /KP/Telegrafi/