LAJMI I FUNDIT:

Kastrioti-Drita nuk u zhvillua, kërkohet gjyqtar tjetër

Kastrioti-Drita nuk u zhvillua, kërkohet gjyqtar tjetër

Ndeshja e dytë finale ndërmjet Kastriotit e Dritës në volejboll për femra nuk është zhvilluar fare, pasi ferizajasit nuk kanë pranuar që gjyqtar i saj të jetë Armend Fazliu.

“Ne kemi kërkuar nga Federata që ai mos t’i drejtojë ndeshjet tona dhe kjo kërkesë është aprovuar. Nuk dëshirojmë që mundin e bërë gjatë një viti në fund ta lëmë në dorë të një gjyqtari, i cili në dy ndeshje na ka dëmtuar rëndë, ndërsa pas tyre e ka pranuar edhe vetë gabimin. Komesari i garave dje na tha se kishte gabuar në delegim, ndërsa ne i ofruam alternativa tjera, sepse aty kishte gjyqtarë të tjerë. Marrëveshja nuk u arrit dhe loja nuk u zhvillua”, ka thënë trajneri i Kastriotit, Abendin Ibrahimi.

Ndërkaq, homologu i tij, Lorik Ilazi, është shprehur i zhgënjyer me atë që ndodhi. “Trajneri i Kastriotit nuk i la gjyqtarët ta nisin ndeshjen edhe pse ata janë ndër gjyqtarët më të mirë. Ai njeri është shkatërrues i volejbollit dhe këtë e ka dëshmuar edhe në vitin e kaluar. Ne jemi ndier të fyer që shkuam në Ferizaj dhe nuk e zhvilluam ndeshjen. Nuk kënaqemi me fitore në këtë mënyrë, dëshira jonë ishte të luajmë, pasi në palestër ishte një atmosferë e mirë”, ka thënë Ilazi. Mbetet të shihet cili do të jetë vendimi i zyrtarëve të FVK-së. /Arena/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Muller pyetet se kush është favoriti mes Leverkusenit dhe Bayernit në Ligën e Kampionëve - por ai bën lojëra fjalësh

Muller pyetet se kush është favoriti mes Leverkusenit dhe Bayernit në Ligën e Kampionëve - por ai bën lojëra fjalësh

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori