LAJMI I FUNDIT:

Sot, përballja spektakolare Kosova – Turqia

Sot, përballja spektakolare Kosova – Turqia

E gjithë vëmendja e futbolldashësve, por edhe qytetarëve të Kosovës sot do të jetë e përqendruar në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari’. Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të sfidojë Turqinë me fillim nga ora 18:00, në sfidën e dytë ndërkombëtare nën ombrellën e FIFA-së.

Kosova do të sprovojë forcat më njërën ndër kombëtaret më të forta në Evropë, për faktin se pjesë e ekipit të turke janë emra të mëdhenj të futbollit evropiane, lojtarë që militojnë në klube të famshme evropiane, madje disa nga ta kanë edhe përvojën e Champions League-s.

Të përzgjedhurit e selektorit të Kosovës, Albert Bunjaku, ka tri ditë që janë grumbulluar në ‘Emerald’, ndërsa mbrëmë kanë zhvilluar seancën e paraparë për sfidën më skuadrën e Fatih Terimit.

Ndonëse në përfaqësuesen e Kosovës për përballjen me ekipin turk janë disa emra të rinj, megjithatë, në taborin e Kosovës ekziston një optimizëm i madh për ndeshjen e sotëm që pritet të mbush tribunat e tempullit ‘Adem Jashari’.


Njëri ndër futbollistët më të rëndësishëm në përfaqësuesen tonë, Albert Bunjaku, në një prononcim për KosovaPress’, ka thënë se do të jetë e vështirë përballja me Turqinë, por ai është i bindur se më përkrahjen e madhe të tifozëve tonë, Kosova mund ta fitojë sfidën kundër turqve.

“Do të jetë lojë e vështirë, sepse Turqia ka shumë kualitet dhe mendoj se do të jetë një atmosferë shumë e mirë në stadium. Ne më shqiptarët pas shpinë mendoj se do të bëjmë një lojë shumë të mirë dhe dëshirojmë të fitojmë”, ka thënë Bunjaku.

Ndërkohë, të vështirë sfidën me Turqinë e Fatih Terimit e ka vlerësuar edhe mesfushori i përfaqësues sonë, Kristian Nushi. Ai thotë se Turqia është kombëtare e fortë, dhe sipas tij, ekipi turk përbëhet nga lojtarët që shumica nga ta luajnë në Chamions League. Nushi thotë se çdo lojtarë vjen i motivuar në maksimum që të luajë për Kosovën.

“Përballja me Turqinë donë shumë pak fjalë, sepse kuptohet se çfarë ekipi ka Kombëtarja e Turqisë, çfarë lojtaresh ka, lojtarë që luajnë në klube të mëdha dhe lojtarë që gati çdo vit luajnë në Champions League. Presim një turki shumë të fortë dhe një lojë shumë të fortë. Më Luajte për Kosovën pa marrë parasysh kundër kujt luan gjithmonë çdo futbollistë që vjen në Kosovë, vjen i motivuar deri në maksimum”, ka theksuar Nushi për KosovaPress.

Ndërkaq, selektori i përfaqësueses turke në futboll, Fatih Terim, thotë se për të nuk do të jetë i rëndësishëm aspak rezultati i ndeshjes së nesërme me Kosovën, pasi me Kosovën luajnë një ndeshje miqësore dhe vëllazërore. Terim mendon se ndeshja me Kosovën do të jetë një mesazh për FIFA-në, që shumë shpejt edhe Kosova të jetë pjesë e saj. /KP/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori