LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj kërkon ndihmën e Turqisë për zhvillim e futbollit

Hoxhaj kërkon ndihmën e Turqisë për zhvillim e futbollit

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar të martën takime me lojtarët e ekipeve kombëtare të futbollit të Kosovës dhe të Turqisë, të cilët do të zhvillojnë të mërkurën ndeshje miqësore në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Gjatë takimit me futbollistët e dy kombëtareve si dhe trajnerët e kryetarët e federatave të futbollit, ministri e vlerësoi lartë rëndësinë që ka për ndërkombëtarizimin e sportit dhe veçanërisht futbollit kosovar, kjo ndeshje.

Hoxhaj përgëzoi federatat e dy vendeve për bashkëpunimin dhe organizimin e kësaj ndeshjeje historike në futboll, duke shprehur bindjen se dy vendet e do të thellojnë bashkëpunimin e mëtejshëm, në shumë fusha.
Gjatë takimit me lojtarët e ekipit kombëtar të Turqisë si dhe me kryetarin e Federatës Turke të Futbollit, Yildirim Demiroren dhe trajnerin Fatih Terim, shefi i Hoxhaj i falënderoi për gatishmërinë dhe rëndësinë që i kanë kushtuar ndeshjes me Kosovën, duke kërkuar përkrahjen e mëtutjeshme të tyre për fuqizimin e futbollit kosovar.

Ndërkaq, gjatë takimit me lojtarët dhe trajnerin e përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, dhe udhëheqësit e FFK-së, Hoxhaj theksoi sërish angazhimin e fuqishëm të diplomacisë kosovare në ndërkombëtarizimin e sportit dhe futbollit të Kosovës.


Lojtarët dhe kryesuesit e federatave të Turqisë dhe të Kosovës, gjatë takimeve me ministrin Hoxhaj, kanë shprehur entuziazmin e tyre për ndeshjen e nesërme, si dhe angazhimin e mëtutjeshëm për bashkëpunim në drejtim të ndërkombëtarizimit të futbollit të Kosovës. /Koha/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Muller pyetet se kush është favoriti mes Leverkusenit dhe Bayernit në Ligën e Kampionëve - por ai bën lojëra fjalësh

Muller pyetet se kush është favoriti mes Leverkusenit dhe Bayernit në Ligën e Kampionëve - por ai bën lojëra fjalësh

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori