LAJMI I FUNDIT:

Terim: Ndeshja vëllazërore, mesazh për FIFA-n dhe UEFA-n

Terim: Ndeshja vëllazërore, mesazh për FIFA-n dhe UEFA-n

Përzgjedhësi i Turqisë, Fatih Terim, thotë se për të nuk do të jetë i rëndësishëm aspak rezultati i ndeshjes me Kosovën, pasi do të zhvillohet një ndeshje miqësore dhe vëllazërore.

“Nesër do të kemi një ndeshje miqësore, vëllazërore dhe rezultati nuk do të ketë shumë vlerësim të madh, sepse jemi si dy shtete vëllazërore dhe kryesore është që jemi bashkë”, deklaroi ai para gazetarëve.

Sipas tij, kjo përballje do të jetë një mesazh për FIFA-n dhe UEFA-n që shumë shpejt edhe Kosova të jetë pjesë e saj.

“Ndeshja e nesërme është mesazhi më i mirë për FIFA-n dhe UEFA-n, se çka jemi duke bërë me mobilizim dhe ne si shtete zaten e kemi njohur Kosovën mirëpo ndeshja e nesërme është një përgjigje më e mirë”, shtoi ai, transmeton Kosovapress.


Trajneri turk ka shprehur falënderimin për pritjen e ngrohtë që i është bërë dhe ka thënë se ndihet tepër i lumtur që ndeshjen e 100-të të tij do ta zhvillojë me Kosovën.

Me tej, përzgjedhësi turk shtoi se kanë pranuar me kënaqësi ftesën e Kosovës për ta luajtur këtë ndeshje, pasi që edhe presidenti edhe kryetari i Federatës turke kanë qenë pro që kjo ndeshje të luhet me Kosovën.

“Së pari po sa ka ardhur ftesa për të luajtur me Kosovën ne nuk kemi hezituar dhe menjëherë e kemi pranuar, pasi shkaku kryesor është se jemi si shtet vëllezër, shteti mik i Kosovës, edhe pse se nuk e kemi pasur në kalendar, por menjëherë e kemi pranuar”, theksoi Terim.

Ai ka thënë se pas kësaj ndeshje do të thellohet edhe me tutje bashkëpunimi dhe do ta ndihmojnë Federatën e Futbollit të Kosovës, si në shkollimin e trajnerëve, futbollistëve apo edhe ndihma tjera. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori