Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, të hënën në një konferencë për media, ka zbuluar emrat e lojtarëve të ftuar për miqësoren kundër Turqisë dhe Senegalit.
Kosova të mërkurën pasdite, në ‘Adem Jashari’ të Mitrovicës, luan miqësoren kundër Turqisë, ndërsa katër ditë më vonë përfaqësuesja jonë luan në Gjenevë kundër Senegalit.
I pari i bankinës së Kosovës, pasi ka konfirmuar emrat e të ftuarve, ka thënë se miqësorja kundër Turqisë dhe Senegalit janë sfida të rëndësishme për ndërtimin e një përfaqësues të denje.
Bunajku mendon se miqësoret kundër Turqisë dhe Senegalit janë fat i mirë për përfaqësuesen tonë, pasi që sipas tij, bëhet fjalë për dy superfuqi të futbollit.
“Unë më shumë do të flas për themelet e kësaj shtëpia që jemi duke e ndërtuar. Është një fat i mirë, një nder për ne që kemi dy lojë të kualitetit siç janë tani kundër Turqisë dhe Senegalit, janë dy superfuqi të futbollit. Informimin e kemi marrë shumë herët se do të luhen dy lojë shumë të forta. Ne e dimë rëndësinë e këtyre lojërave në aspektin medial, qoftë në aspektin e ndërkombëtarizimit, por edhe në aspektin sportiv dhe nëse dimë t’i shfrytëzojmë ashtu si duhet, këto ndeshje do të ndikojnë në zhvillimin tonë qofte në aspektin sportive dhe në aspektin organizativ”, ka thënë Bunjaku.
Pavarësisht se Kosova do të luajë dy ndeshje miqësore, megjithatë, Bunjaku ka vendosur të ketë më pak lojtarë në dispozicion, e që sipas tij, kjo ndikon në ruajtjen e kualitetit brenda grupit. Bunjaku thotë se është rast i mirë që këta lojtarë të testohen në këso dy miqësore.
Tekniku i përfaqësues sonë beson tek lojtarët e ftuar. Sipas Bunajkut, do të ishte mirë nëse nga këto dy miqësore të nxirren një ose dy lojtarë që Kosova do të llogaris në kualifikimet e Botërorit apo Evropianit.
“Kam skuadër më të mundshëm besoj në këtë skuadër që kam këtu. Ne e kemi ditur se do të kemi vështirësi, jo nuk është orar, jo do të ketë ndryshime, por shumë është më rëndësi me u kthye prapë të ajo pjesa pozitive në mënyrë që t’i jepet mundësi atyre dhe ne jemi shumë të kënaqur që prej gjithë kësaj lojë t’i nxjerrim një ose dy lojtarë që Kosova në Kampionatin Botëror apo Evropian t’i ketë më veti”, ka theksuar Bunjaku.
Ndërkohë, ai ende është në dilemë nëse do të llogarisë në shërbimet e portierit Samir Ujkani, i cili ka një lëndim të lehtë, por Bunjaku thotë se Ilir Avdyli do të jetë zëvendësues i Ujkanit, nëse ky i fundit do të dështoi të vijë.
Gjithashtu, Bunjaku ka bërë të ditur se në listën e lojtarëve të ftuar, katër nga ta nuk do të jenë në miqësoren kundër Senegalit për shkak se të obligimeve që kanë ndaj klubeve.
Ndërkohë, risi e listës së Bunjaku është edhe ardhja e mesfushorit Debatik Currit, i cili është pjesë e Kombëtares shqiptar, por sipas Bunjakut, Curri do të luaj për Kosovën vetëm miqësoren ndaj Turqisë e Senegali, e më pas ai sërish do t’i bashkohet Shqipërisë.
Pjesë e listës së Bunjakut janë edhe lojtari më i mirë i Kosovës, Mentor Zhdrella, Yll Hoxha i Kukësit e Bajram Jashanica. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

I lidhur me largim nga Man City në fund të sezonit – Guardiola flet për të ardhmen e tij

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Arsenali bën hap fals në garën për titull, mposhtet nga West Hami

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit