LAJMI I FUNDIT:

Agim Agushi do ta mbajë topin me kokë duke ecur 4 km prapa

Agim Agushi do ta mbajë topin me kokë duke ecur 4 km prapa

4 herë rekordmeni botëror dhe 1 herë i ginisit, Agim Agushi po përgatitet edhe për sprovat e rradhës. Pas 3 vitesh pause, Agushi do t’i rikthehet skenës së rekordeve botërore me një disiplinë tjetër. Rekordmeni nga Smira e Vitisë, këtë herë do ta sprovojë veten që ta mbajë topin me kokë duke ecur rreth 4 km prapa.

Këshilli Organizativ i rekordit të botës “Mbajtje e topit me kokë, duke ecur prapa”, në një takim me përfaqësuesit e mediave ka shpalosur detajet e kësaj ngjarje, e cila më 31 maj do të mbahet në qendër të Gjakovës.

Në emër të këshillit Organizativ ka folur kryesuesi i këtij këshilli Artan Muhaxhiri, I cili ka thënë se tashmë është hyrë në fazën finale të përgatitjeve dhe për herë të parë Kosova do të jetë në qendër të vëmendjes së të gjitha mediave botërore, meqë do të ndodhë dicka e pazakontë në librin e rekordeve botërore, një disiplinë që askush në botë nuk e ka provuar më parë.

“Nuk kam dyshim për atë që do të arrijmë rezultaitn maksimal gjatë përpjekjeve për të shënuar rekord botëror. Ky rekord është mundësuar nga Klubi i rekordeve të botës “Saksonia” nga Lajpcigu i Gjermanisë, të cilët e kanë dhënë dritën e gjelbërt për të mbajtur këtë aktivitet në Gjakovë” – ka thënë rekordmeni Agim Agushi.


Rekordi i ri botëror në disiplinën mbajtje e topit me kokë duke ecur prapa, do të mundësohet nga Komuna e Gjakovës e cila e ka marrë nën patronatin e saj organizimin e këtij aktiviteti.

Sipas drejtorit për Kulturë, Rini e Sport Meriton Ferizi, Gjakova ndihet e privilegjuar që i jepet një mundësi e tillë për hyrë në mesin e qyteteve e madje edhe metropoleve botërore që kanë organizuar rekorde në disiplina të ndryshme sportive.

Sipas Ferizit, qendra e qytetit në pasditen e 31 majit do të bllokohet tërësisht dhe në bashkëpunim edhe me drejtoritë tjera të Komunës së Gjakovës dhe me përkrahjen e parezervë edhe të kryetares Mimoza Kusari – Lila, do të mundohen që të bëjnë më të mirën për t’i dhënë përmes këtij aktiviteti një pasqyrë të mirë gjithë botës.

Agim Agushi gjatë ditës është pritur edhe nga Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani dhe bordi I këtij komiteti, nga të cilët është përgëzuar për iniciativat e tij.

Hasani në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës, e ka falënderuar Agim Agushin për vizitën në institucionin që ai e drejton.

“Prapa suksesit të Agimit fshihet një emocion, angazhim dhe sakrificë e madhe për të arritur diçka të jashtëzakonshme dhe për të motivuar edhe sportistët e rinjë në mbarë Kosovës” – ka thënë mes tjerash Hasani.

Në anën tjetër, Agim Agushi ka rikujtuar nisjen e karrierës së tij për të synuar rekorde të ndryshme, duke theksuar se 14 vjet pas hapave të parë, nuk duhet harruar kontributi dhe përkrahja që kishte marrë vazhdimisht nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Në emër të këshillit Organizativ, kryesuesi i tij Artan Muhaxhiri ka ftuar edhe zyrtarisht presidentin Hasani që të jetë pjesë e këtij organizimi, duke I rezervuar atij edhe një vend në mesin e jurisë që do të kujdeset për vlerësimin e rezultatit të arritur në këtë aktivitet.

Rekordi i ardhshëm botëror i Agim Agushit do të mbahet më 31 maj, në qendër të qytetit të Gjakovës nga Hotel Pashtriu e deri në pjesën e njohur si Qarshia e Vogël. /RTK/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Futbollistët më të paguar në botë - Ronaldo nuk krahasohet me të tjerët

Futbollistët më të paguar në botë - Ronaldo nuk krahasohet me të tjerët

Ndërkombëtare

"Do të jetë kontrata më e mirë në botën e futbollit" - Laporta konfirmon se Barcelona ka arritur marrëveshje me Nike-n

La Liga
Arrihet marrëveshja mes Real Madridit dhe Alexander-Arnold, kalimi në janar?

Arrihet marrëveshja mes Real Madridit dhe Alexander-Arnold, kalimi në janar?

La Liga
Gjiganti gjerman drejt falimentimit, i kërkon tifozëve ta blejnë stadiumin për t'i shpëtuar më të keqës

Gjiganti gjerman drejt falimentimit, i kërkon tifozëve ta blejnë stadiumin për t'i shpëtuar më të keqës

Bundesliga
Ajo çfarë Zidane tha për Man United është muzikë për veshët e Sir Jim Ratcliffe

Ajo çfarë Zidane tha për Man United është muzikë për veshët e Sir Jim Ratcliffe

Premier League
Deco i bindur se Barcelona mund të nënshkruajë me yllin që e kërkon edhe Real Madridi

Deco i bindur se Barcelona mund të nënshkruajë me yllin që e kërkon edhe Real Madridi

La Liga
Kalo në kategori