LAJMI I FUNDIT:

Rahoveci kthehet në Ligën e Parë – organizimi shembull për Superligën (Foto)

Rahoveci kthehet në Ligën e Parë – organizimi shembull për Superligën (Foto)

K.F. Rahoveci edhe zyrtarisht është rikthyer në Ligën e Parë pas fitores ndaj Drinit nga Rogova e Hasit me rezultat 4-1, nën atmosferën festive dhe koreografive impozante në stadiumin Selajdin Mullabazi – Mici.

Rreth 2500 shikues ishin mbledhur në stadiumin “Selajdin Mullabazi – Mici” ku shumica prej tyre ishin pjesë e tifozëve ultras, Vreshtarët, të cilët nuk u ndalën për asnjë moment duke kënduar dhe duke krijuar atmosferë fantastike, njofton portali Rahoveci24.

Madje ata edhe u paraqitën me një koreografi spektakolare Bardhë e Blu duke i treguar edhe Superligës se si organizohet një ndeshje e nivelit evropian, edhe pse kjo ishte vetëm një ndeshje e Ligës së Dytë të Kosovës, e fundit për K.F. Rahovecin që nga sezoni i ardhshëm do të ngjitet në Ligën e Parë.

Para takimit mbretëroi festa, kur pas ardhjes së trofeut fitues në stadium erdhën edhe personalitete të rëndësishme, si njeriu që ringjalli sportin e Rahovecit dhe vet klubin e futbollit si president, Elvis Pista, tani kandidat për deputet nga PDK, dhe kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi e zyrtarë tjerë të lartë shtetërorë.


Ndeshja filloi me tempo të lartë dhe me lojë të bukur nga vendasit, të cilët përshëndetën tifozët para fillimit të takimit.

Ishte minuta e 20-të kur edhe erdhi goli i parë për K.F. Rahovecin, që edhe hapi serinë në pjesën e parë.

Në vazhdim Vreshtarët shënuan edhe dy gola të tjerë në pjesën e parë për rezultatin 3-0 pas pjesës së parë.

Në pjesën e dytë u luajt për formalitet, ashtu sikurse vet ky takim, ku Drini shënoi një gol të nderit.

Rezultatin përfundimtar për 4-1 e vuri sulmuesi i ri, i biri i atij që mban emrin e stadiumit, i biri i Micit, Hamid Mullabazi, që e mbylli këtë stinor për Rahovecin në shtëpi në mënyrë të jashtëzakonshme në festën e madhe që kaploi qytetin e rrushit.

Organizimi fenomenal i ndeshjes nga drejtuesit e klubit u finalizua me ndarjen e medaljeve dhe Kupës për K.F. Rahovecin dhe lojtarët të cilët dhënë gjakun dhe shpirtin e tyre në fushë për këtë sukses të madh, kthimin në Ligën e Parë, pas një viti me vështirësi të mëdha financiare, ku nga shuarja i shpëtoi njeriu që tani garon për deputet nga radhët e PDK-së, presidenti i klubit, Elvis Pista, i cili mori në dorë duke e shpëtuar klubin që ka histori mbi 80 vjeçare në futbollin e Kosovës dhe që është prej klubeve më të vjetra në vendin tonë.

K.F. Rahoveci ka siguruar para dy jave Ligën e Parë, me vetëm dy humbje gjatë gjithë stinorit, dy barazime dhe të gjitha fitore. Në stinorin pranveror Vreshtarët realizuan të gjitha fitore dhe vetëm një barazim. /Telegrafi/Rahoveci24/

Në trend Sport

Më shumë
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Gjest i paprecedent në ndeshjen Espanyol-Barcelona: Lojtarja kapet nga kamerat duke e prekur kundërshtaren, por fjalët e saj ishin shokuese

Ligat tjera
Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

Vedat Muriqi i kthehet golave, por nuk i mjaftoi Mallorcas për fitore - sulmuesi prej më të mirëve në fushë

La Liga
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori