LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi i gatshëm për Turqinë e Senegalin

Krasniqi i gatshëm për Turqinë e Senegalin

Mesfushori kosovar që luan tek skuadra turke Fethieyspor, Liridon Krasniqi, ka ardhur me pushime në Kosovë, por edhe për dy ndeshjet e radhës që Përfaqësuesja e Kosovës do t’i luajë ndaj Turqisë dhe Senegalit. 22-vjeçari ka marrë ftesën nga përzgjedhësi Albert Bunjaku dhe është i gatshëm për këto dy ndeshje.

“Po kam marrë ftesën dhe jam gati për këto dy ndeshje shumë të rëndësishme të Kosovës. Shpresojë që do të kem një paraqitje si unë ashtu edhe bashkëlojtarët dhe të marrim një rezultat sa më pozitiv në këto dy ndeshje”, deklaroi Krasniqi për Arenën.

Ai është duke kaluar pushimet në Kosovë që një javë, dhe po pushon mjaftueshëm para dy sfidave. “Kam ardhur që një javë në Kosovë, dhe po ndihem shumë mirë. Jam duke pushuar mjaftueshëm, por edhe po stërvitem individualisht që të jem në formë të mirë. Besoj që do të kemi përsëri përkrahje të madhe prej tifozëve”, deklaroi Krasniqi. /Arena/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Serie A
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Kalo në kategori