LAJMI I FUNDIT:

Kosova ia rrëmben kapitenin Shqipërisë

Kosova ia rrëmben kapitenin Shqipërisë

Vazhdojnë prurjet e reja në Përfaqësuesen e Kosovës. Disa lojtarë nuk po vijnë shkaku që kanë ndeshje me klubet e tyre, disa që janë të lënduar, e disa që nuk po i lejojnë menaxherët. Por pa marrë parasysh të gjitha këto, Kosova ka lojtarë me bollëk nëpër Evropë, dhe mund t’i formojë jo një, por disa Përfaqësuese. Listës së lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e ardhshme të Kosovës, i janë shtuar edhe dyshja e kosovarëve të Grasshopperit, Albion Avdijaj sulmues dhe Imran Bunjaku mesfushor.

Që të dy lojtarët kanë pasur takim me Albert Bunjakun dhe ndihmësin e tij Muharrem Sahiti më 7 maj të këtij viti ku trajnerët e Kosovës përcollën ndeshjen mes Grashopperit dhe St.Gallen. Pas bisedave që patën, të dy lojtarët kanë dhënë përgjigje pozitive për t’iu bashkuar Përfaqësueses së Kosovës në dy ndeshjet e radhës ndaj Turqisë më 21 maj dhe ndaj Senegalit më 25 të këtij muaji që do të zhvillohet në Gjenevë të Zvicrës.

Avdijaj deri më tani ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Zvicrës për grupmoshat U17, U18 dhe U19, ndërsa ka zhvilluar 14 ndeshje ku ka shënuar tre gola. Ndërkohë, Kombëtarja U21 e Shqipërisë ka mbetur pa kapitenin e saj. Mesfushori Imran Bunjaku që ka zhvilluar 13 ndeshje me ‘kuqezinjtë’, nga tani do të jetë pjesë e Kosovës. /Tribuna/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

La Liga
Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori