LAJMI I FUNDIT:

Haziri uron karateistët e Dritës

Haziri uron karateistët e Dritës

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, të shtunën ka pritur përfaqësuesit e klubit të karatesë ‘Drita’, të shoqëruar nga karateistët e të gjitha kategorive, të cilët në kampionatin botëror në ‘Shotokan’ u radhitën në vendin e tretë për kah numri i medaljeve të fituara.

Në këtë kampionat, të mbajtur për herë të parë në Kosovë, bilanci i suksesit të klubit ‘Drita’ ishte: 28 medalje të fituara, prej tyre 12 të arta, 8 të argjendta dhe 8 të bronzta.

Ia pari i Komunës së Gjilanit, i ka uruar sportistët për rezultatet e mëdha, duke thënë se “suksesi i klubit të karatesë ‘Drita’ e ka bërë krenar Gjilanin, Anamoravën dhe mbarë Kosovën”.

Haziri tha se në shenjë mirënjohje do të ndahet një grant nga Komuna e Gjilanit për klubin, duke i konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme të Komunës së Gjilanit për këtë klub dhe për sportin në përgjithësi.


Ndërsa, kryetari i klubit të karatesë ‘Drita’, Arsim Ibrahimi, ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe për rikonfirmimin e mbështetjes për klubin, duke thënë se “kjo do jetë ndihmë shumë e madhe për këtë klub, si stimulim për sukseset edhe në të ardhmen”. /KP/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

La Liga
Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori