LAJMI I FUNDIT:

Sfida për finale

Sfida për finale

Stadiumi ‘Bajram Aliu’ sot pasdite pritet të jetë arenë e ‘nxehtë’ futbolli. Feronikeli dhe Drita do të ndeshen në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll.

Përballja e parë mes këtyre dy skuadrave të luajtur ditë më parë në Gjilan është mbyllu pa gola, rezultat ky që favorizon drenicasit pasi që takimin e kthimit e luajnë para fansave të vet.

Skuadra nga Drenasi është në rrugë të mirë që për herë të parë në historinë e klubit të prek finalen e madhe të kësaj garë prestigjioze.

Trajneri i Ferronikelit, Ramiz Krasniqi, i ka thënë KosovaPress-it se skuadra e tij është e përgatitur dhe e gatshme për sfidën e kthimit kundër gjilanasve.


Ai beson se skuadra e tij do të bëjë më të mirën në këtë ndeshje në mënyrë që të kualifikohet për ndeshjen finale.

Krasniqi thotë se të gjithë futbollistët janë të motivuar për këtë duel, e që sipas tij, do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse sipas Krasniqit, Drita ka skuadër të mirë më lojtarë cilësor.

“Sigurisht se për ne kjo ndeshje është shumë e rëndësishme, sepse për herë të parë në historinë e klubit të Ferronikelit, kjo skuadër ka mundësi të prek finalen e Kupës së Kosovës. Gjithë futbollistët janë të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj ndeshje dhe të gjithë lojtarët janë të motivuar për ndeshjen e kthimit kundër Dritës”, ka thënë Krasniqi.

“Ne do t’i qasemi kësaj ndeshje pa ndonjë ngarkese, edhe pse ndeshja e parë është mbyllur pa gola, megjithatë, ne jemi të përgatitur që në këtë duel të japim maksimumin ani pse jemi të ngarkuar më ndeshjet në kampionat. Është një rast i mirë për lojtarët tonë që të luajnë në finalen e Kupës, sepse dihet se ky rast nuk vjen shpesh, andaj ne duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi dhe kualifikohemi në finale, edhe pse do të jetë vështirë, sepse Drita në mesin e vet ka lojtarë cilësor”, tha Krasniqi.

Ndërkohë, edhe homologu i Krasniqit, Bekim Isufi, trajner i Dritës, e vlerëson të vështirë sfidën kundër Ferronikelit.

Tekniku gjilanas thotë se skuadra e tij është e përgatitur maksimalisht për këtë ndeshjes. Isufi beson se skuadra e tij do të kualifikohet për finale.

“Sigurisht se do të jetë një sfidë e vështirë duke marrë parasysh kundërshtarin që është një skuadër e fortë. Ne jemi përgatitur për këtë ndeshje. E dimë rëndësinë e kësaj lojë dhe ne do të udhëtojmë me ambicie që të kualifikohemi për finale”, ka theksuar Isufi.

Ballafaqimi mes Ferronikelit dhe Dritës luhet nesër nis në orën 15:00, ndërkaq, gjysmëfinalja tjetër ndërmjet Llamkos Kosovës dhe Hajavalisë luhet të enjten. /KP/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

La Liga
Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori