LAJMI I FUNDIT:

Peja ‘shkel’ superfuqinë e basketbollit kosovar

Peja ‘shkel’ superfuqinë e basketbollit kosovar

Skuadra e Pejës e ka nëpërkëmbur Sigal Prishtinën sonte në palestrën Karagaçi duke e mposhtur atë me rezultat, 80-66, në kuadër të xhiros së 24-të të ETC Superligës së Kosovës në basketboll.

Peja edhe pse në krizë dhe pa disa lojtarë kyç si Frederick House, Ersid Ljuca dhe Drilon Hajrizi, nuk e pati aspak të vështirë ta mposht skuadrën e kryeqytetit, e cila deri para një jave synonte ta fitonte titullin e Ligës Ballkanike.

Peja e drejtuar nga trajneri i ri, Bujar Loci, e nisi ndeshjen me një entuziazëm më të madh dhe shihej një freski në skuadër. Pejanët dolën në epërsi fillimisht mirëpo pas pak filluan bombardimet e Dardan Berishës për tre pikë (3 herë) dhe Tay Waller (2 herë) për t’i dhuruar Sigal Prishtinës një epërsi prej katër pikëve me vetëm 0.3 sekonda pa përfunduar çereku i parë. Besoni apo jo, edhe me kaq pak sekonda, lojtari i cili ishte në top-formë sonte, Mario Edwards shënoi për tre pikë për ta ngushtuar disavantazhin vetëm në një pikë, 19-20.

Çereku i dytë ishte epilog krejt tjetër. Peja kishte marrë zemër si duket nga ‘Shqiponjat’ që brohoritnin pa pushim dhe filluan ta dominojnë ndeshjen. Aq fortë luajtën pejanët, saqë prishtinasit e humbën toruan krejtësisht dhe shënuan vetëm 7 pikë në krejt çerekun e dytë, teksa Peja doli në epërsi prej 11 pikëve para pushimit të pjesëve, 38-27. E më meritori për këtë epërsi të pejanëve, padyshim se ishte Mario Edwards i cili deri në këto momente kishte realizuar 16 pikë.


Trajneri pejan, Bujar Loci, i kishte motivuar skajshmërisht lojtarët e tij në pushim, teksa Bardhekaltërit vazhduan lojën e tyre pa asnjë ide, e Dardan Berisha i shpërdoronte aksionet me gjuajtje të pakonkretizuara për tre pikë. Në anën tjetër, Gerti Shima nuk ndalej së shënuari në trapez, me ç’rast edhe Peja e ngriti epërsinë në 16 pikë, 64-57, për të hyrë në çerekun e fundit me një kapital të madh.

Shaptahu e nisi çerekun e katërt me dy trepikësha për t’i treguar Sigal Prishtinës që sonte nuk ishte ‘kërkah’ dhe për ta ngritur epërsinë e Pejës deri në 19 pikë. Me vazhdimin e lojës, pejanët e lëshuan ritmin e lartë dhe i lejuan Bardhekaltërve që ta ngushtonin disavantazhin deri në 14 pikë dhe ndeshja përfundoi me rezultat përfundimtar, 80-66.

Më i dalluari te Peja ishte Gerti Shima i cili shënoi 28 pikë dhe 7 kërcime, ndërsa Dardan Berisha shënoi 24 pikë, dhe qëlloi vetëm 3 herë nga 11 tentime për tre pikë, që tregon fare qartë që sonte ishte larg, shumë larg formës së tij.

Me këtë fitore, Peja ka marrë kryesimin në Superligën e Kosovës me 52 pikë, ndërsa Sigal Prishtina mbetet në vendin e dytë me 50 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

La Liga
Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori