LAJMI I FUNDIT:

Kampionati i Automobilizmit fillon me sukses

Kampionati i Automobilizmit fillon me sukses

Të dielën, 4 maj 2014, në Shtegun e njohur të Stallove/Grashtice u mbajt gara e parë malore që shënoi fillimin e sezonit për vitin 2014 ne Kampionatin e Automobilizmit të Kosovës në disiplinën Kodrinore malore.

Nga ky vit organizimi i garave përsëri i kthehet në përgjegjësi të AutoKlubeve të Kosovës por në mbikëqyrjen e FASK-ut.

Gara e parë u mbajt nën organizimin e A.K. DTM Prishtina dhe përfundoi me sukses, ku në mbarëvajtjen e saj asistuan Policia e Kosovës, si dhe në gjendje gatishmërie ishin të pranishme njësia e Zjarrfikësve dhe Ndihma e Parë – Ambulanca.

Në këtë garë morën pjesë 29 garues nga Kosova dhe Shqipëria. Vozitësit e A.K. "Prishtina Racing Team" ishin dominues dhe si rezultat ishte Klubi që fitoi vendin e parë, ndërsa prej garuesve në plasmanin gjeneral dukshëm edhe kësaj radhe më i miri ishte Naim Dashaj nga A.K. "Prishtina Racing Team".


Rezultatet e Garës së të dielës, të parës së sezonit, janë këto:

Klasa 1
1. Ismail Smani A.K. "Genc Daka" Pz.
2. Ilir Gorani "Prishtina RT"
3. Refi Jakupi A.K. "Genc Daka" Pz.

Klasa 2
1. Burim Asllanaj A.K. "Ferizaj"
2. Korab Bajraktari A.K. "Ferizaj"
3. Zana Daka DTM

Klasa 3
1. Perparim Dushi "Prishtina RT"
2. Milot Shaqiri A.K. "Drini"
3. Ardit Berisha A.K. "Ferizaj"

Klasa 4
1. Arbnor Musliu "Prishtina RT"
2. Arber Rexhepi A.K. "Ferizaj"
3. Rexhep Bytyqi A.K. "Ferizaj"

Klasa 5
1. Naim Dashaj "Prishtina RT"
2. Blerand Hasanaj DTM
3. Gentian Kulla DDA

Klasa 6
1. Kastriot Buqaj "Prishtina RT"
2. Besnik Morina A.K. "Drenica"

Gara e radhës pritet të mbahet me 17 Maj në Shtegun e njohur të Prevallës.
/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Kalo në kategori