LAJMI I FUNDIT:

Fazliu: Futbolli i femrave dita e ditës po masivizohet

Fazliu: Futbolli i femrave dita e ditës po masivizohet

Futbolli i femrave i cili në Evropë tashmë është në nivel mjaft të lartë, në vendin tonë tani ka nisur këndellet.

Pas katër vjetëve ky sport është ringjallur dhe dita e ditës po masivizohet. Përzgjedhësja e përfaqësues së Kosovës, Afërdita Fazliu, ia ka thënë KosovaPress-it, se është e kënaqur me zhvillimin e futbollit të femrave, por sipas saj, duhet edhe shumë punë profesionale për të arritur nivelin e dëshiruar.

E para e bankinës së Kosovës, thotë se pjesë të ligës së femrave janë nëntë klube, e që sipas saj, janë të përfshira vajza nga të gjitha regjionet e Kosovës. Fazliu thotë se është e kënaqur me masivizimin e këtij sporti, por ajo mendon se edhe cilësia është në nivel të kënaqshëm.

“Nëse flasim për pjesën e masivizimit, unë jam e kënaqur, sepse kemi nëntë klub në ligë, ku janë të përfshira përafërsisht gjitha regjionet. Shihet një masovizim dita ditës, ndërsa sa i përket cilësisë mund të them se kemi brum, mirëpo krahasuar me futbollin e femrave në dekadën e fundit, që ka përjetuar një zhvillim të hovshëm, mund të them se na duhet ende kohë që të punojmë dhe të punojmë në mënyrë profesionale. Nëse krahasohemi më vendet e Ballkanit, mund të themi se nuk jemi larg për shkak se kemi një ligë të organizuar mirë, mirëpo krahasuar më kohën e ekzistencës të ligave në shtete e regjionit përjashtuar Shqipërinë dhe Malin e Zi, mund të them se shtetet tjera kanë një kohë më të gjatë që e kultivojnë futbollin e femrave. Me Malin e Zi dhe Shqipërinë jemi afër, ndërsa më këto shtetet tjera them se ende jemi larg”, ka thënë Fazliu.


Ajo ka folur edhe për problemet që përballet zhvillimi i futbollit të femrave. Fazliu pohon se futbolli i femrave has në probleme të natyrave të ndryshme duke filluar nga infrastruktura e dobët që ekziston në Kosovë.

“Futbolli i femrave përballet me pengesa të natyrave të ndryshme. Se pari infrastruktura e cila ekziston as për se afërmi nuk i plotëson kriteret për zhvillimin e futbollit të femrave. Mos ekzistimi i klubeve të organizuar të futbollit të femrave, e kam fjalën për mos ekzistimin e kategorive të futbollit të femrave dhe kjo është një çështje që e penalizon futbollin e femrave. Mungesa e buxhetit që ekziston për klubet e femrave, edhe kjo çështje e penalizon futbollin e femrave. Ju jeni dëshmitar se në Kosovë kampionatet e futbollit të femrave janë shumë të shkurtra, organizimi i ndeshjeve për Kupë bëhet për një kohë të shkurtër, kështu që brenda vitit kemi katër ose pesë muaj aktivitet të futbollit të femrave, kjo nuk është një elemente i fortë që premton së ne mund të ecim më hapa të shpejtë në zhvillimin e futbollit të femrave”, theksoi Fazliu.

Ajo është e bindur se Kosova ka potencial që të krijoj lojtare të cilësore siç është rasti i futbollisteve tona që janë integruar në shtetet tjera. Fazliu pohon se nuk mungon kualiteti, por sipas saj, ky kualitet nuk mjafton nëse nuk do të kemi një ligë të mirëfillte me organizimin e aktiviteteve të ndryshe, si dhe të krijohet një plan i detajuar për zhvillimin e reprezentacionet të femrave.

Tutje, trajnerja e Kosovës sonë thotë synimet e përfaqësues sonë janë zhvillimi sa më shumë i ndeshjeve miqësore. Ajo mendon se Kosovës i mungojnë ndeshjet kontrolluese, sepse sipas saj, lojtareve tona iu duhen sa më shumë ndeshje miqësore. Fazliu beson se deri në fund të këtij viti, Kosova do të luajë një ndeshje miqësore ndërkombëtare.

“Objektivat e përfaqësueses së Kosovës janë që gjatë këtij viti t’i kemi të paktën pesë-gjashtë ndeshje, këtu nuk mendoj ndeshje me reprezentacione, ne do të sprovohem gjatë muajit korrik në një turne në Zvicër. Neve na mungojnë shumë lojërat për shkak se është hera e parë që po komponohet ekipi dhe kuptohet se ende nuk njihen mirë mes veti lojtaret e reja dhe janë edhe klube të reja. Është vështirë që në moshën 16-17 vjeçare të jesh pjesë e një ekipi dhe farë të mos i kalosh grup-moshat e reja dhe më siguri se në duhet të kthehemi pak mbrapa dhe të mësojmë ndoshta edhe alfabetin e futbollit, megjithatë, unë mendoj së gjatë vitit 2014 do të kemi një lojë më një reprezentacion që përafërsisht është i nivelit tonë dhe më siguri kjo do të ndodh kah fundi i tetorit apo fillimi i nëntorit”, ka pohuar Fazliu.

Ajo mendon se futbolli i femrave është në rrugën e zhvillimit dhe sipas saj, duhet kohë dhe punë e madh për të arritur nivelin e dëshiruar. /KP/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori