Njëri ndër hendbollistët më të mirë në Kosovë, Oltion Beshiri, të dielën me 6 prill do të udhëtojë për në Norvegji ku do të sprovohet tek njëra ndër skuadrat më të mëdha të këtij vendi, Drammen HK.
Trajneri i kësaj skuadre, Rene Hamann, i cili e sheh Beshirin si përforcim tejet të nevojshëm për skuadrën e tij, i ka dërguar këtij të fundit një ftesë zyrtare me të gjitha shpenzimet e mbuluara. Gjasat janë shumë të mëdha që Olti të nënshkruajë kontratë me ta, pasi që kjo skuadër ka mungesë të një lojtari të pozitës “Alo e majtë”.
Vëzhguesit e talenteve të kësaj skuadre e kanë përcjellur me vëmendje Beshirin muajt e fundit dhe kanë mbetur të mahnitur me përformancat e tij në Superligën e Kosovës, dhe menjëherë kanë vendosur që t’i bëjnë një ftesë zyrtare.
Redaksia e Telegrafit e ka kontaktuar menjëherë Beshirin, i cili me shumë modesti na zbuloi detajet e këtij udhëtimi në Norvegji, që është një mundësi e artë për karrierën e tij, në mënyrë që ta arrijë potencialin që të gjithë e dimë që e ka.
Kjo sigurisht se është një ndër sfidat më të mëdha në karrierën tënde, sa jeni i përgatitur për këtë provë?
“Është e vërtetë që kjo është një nga sfidat më të mëdha në jetën dhe karrierën time. Ka më shumë se një muaj që jam duke u përgatitur intensivisht për këtë udhëtim dhe këtë përvojë të re që po vie në jetën time”, u shpreh Olti fillimisht për Telegrafin.
Nëse arrin të nënshkruash kontratë me këtë klub, si e sheh të ardhmen tënde pastaj? A është i përgatitur Olti për sfidën e largësisë nga familja dhe shoqëria, si dhe për sfidën e ambientimit në një vend krejt të panjohur?
“Nëse arrij të nënshkruaj kontratë me siguri se do të jetë momenti më i mirë i jetës sime. Me siguri se që nga ai moment do të fillojë karriera ime profesionale evropiane dhe shpresoj të arrij majat e hendbollit. Por, nëse një njeri dëshiron të arrijë diçka në jetë, ai duhet të sakrifikojë diçka. Sidoqoftë, unë mbi të gjitha e kam përkrahjen e familjes, shoqërisë dhe të gjithë njerëzve tjerë që i kam afër”, shtoi ai.
A do ta harrosh Kosovën, apo do të vish sa herë që Përfaqësuesja jonë të thërret?
“Përfaqësuesja e Kosovës për mua gjithmonë do të jetë zgjedhja e parë dhe në çdo kohë dhe në çdo vend unë do ta përfaqësoj me nder dhe krenari vendin tim”, tha për fund Beshiri.
Redaksia e Telegrafit i uron sukses dhe fat Beshirit në aventurën e tij të radhës dhe shpresojmë që të nënshkruajë kontratë me klubin norvegjez dhe t’i tregojë botës që Kosova ka talentë të mëdhenj të hendbollit. /Telegrafi/
Për të mësuar më shumë për Oltin, klikoni këtu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ancelotti-380x233.png)
Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu
![U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin – truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/messi-yassine-380x233.png)
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin – truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat
![Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë – Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/jhon-duran-380x233.png)
Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë – Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit
![Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/marcelo-780x439.png)
Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin
![Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/jhon-duran-780x439.png)
Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/slot-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq
!['Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vinicius-780x439.png)
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior
![Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/son-780x439.png)
Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri
![Deklarata e Ligës Premier pas përleshjes në derbin e Merseyside - nisin hetimet nga policia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/prem-780x439.png)
Deklarata e Ligës Premier pas përleshjes në derbin e Merseyside - nisin hetimet nga policia
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi