LAJMI I FUNDIT:

Komuna e gatshme për investime në stadiumin e Prishtinës

Komuna e gatshme për investime në stadiumin e Prishtinës

Përfaqësues të Komunës së Prishtinës u takuan të martën në zyrat e komunës me përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, si dhe përfaqësuesit e KF Prishtina. Në këtë takim u fol për investimet afatshkurtra dhe afatgjata që pritet të bëhen në stadiumin e qytetit, me ç’rast u akorduan që Komuna e Prishtinës të bëjë koordinimin e të gjitha palëve dhe investimeve të mundshme që do të bëhen në stadiumin e kryeqytetit.

Në këtë takim ishin të pranishëm, Shpend Ahmeti, Fadil Vokrri, Remzi Ejupi dhe një përfaqësues i MKRS-së. Vullneti për investime vërehet tek të gjithë, ndërsa këto ditë do të krijohet një komision i cili do të vendosë se çfarë do të bëhet dhe kur do të fillohet me investime.

“Takimi shkoi mirë. Ka mbetur të formohet një komision këto 2-3 ditë dhe të shikohet se a mund të bëhet diçka. Ne si federatë kemi kërkuar me këmbëngulje që nëse është mundësia edhe më e vogël, të bëhet gati stadiumi në Prishtinë dhe njëkohësisht pa harruar as stadiumin në Mitrovicë, i cili ende nuk është i kompletuar”, u shpreh kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri për Arenën.

Tutje, Vokrri shprehet se gatishmëria për investime vërehet te të gjitha palët dhe vetëm kanë mbetur të shikohen mundësitë e buxhetit. /Arena/Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

La Liga
Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Ligat tjera
Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Premier League
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri

Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri

Premier League
Deklarata e Ligës Premier pas përleshjes në derbin e Merseyside - nisin hetimet nga policia

Deklarata e Ligës Premier pas përleshjes në derbin e Merseyside - nisin hetimet nga policia

Premier League
Kalo në kategori