LAJMI I FUNDIT:

Portugalia e CR7 kundërshtari i katërt i Kosovës!

Portugalia e CR7 kundërshtari i katërt i Kosovës!

Pas përfundimit të Kampionatit Botëror 2014 dhe pas fillimit të sezonit të ri nëpër liga dhe njëherësh fillimit të ndeshjeve përgatitore për kualifikimet për Euro 2016, Kosova do të përfshihet në orarin e FIFA-s për ndeshjet miqësore, ndërsa kundërshtari i radhës do të jetë Portugalia e Cristiano Ronaldos.

Përballja e parë historike e Kosovës ishte ajo ndaj Haitit që u mbyll pa gola. Më 21 maj, përfaqësuesja jonë do të luajë kundër Turqisë në Mitrovicë, ndërsa katër ditë më pas (25 maj) do të ballafaqohet me Senegalin në Gjenevë.

Ndërkaq, tashmë është konfirmuar se në fillim të shtatorit (data akoma e pacaktuar nga FIFA), Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e katërt dhe kësaj radhe ndaj një kundërshtari me nam, që padyshim se do ta mbushë plot stadiumin “Adem Jashari”. Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, do të na vizitojë me bashkëlojtarët e tij te kombëtarja (si Nani, Pepe, Coentrao etj.) për miqësoren e radhës që nuk ka dyshim se do ta fitojmë.

Qeveria e Kosovës ka parapëlqyer që të luajë kundër Argjentinës apo Brazilit, mirëpo meqë këto dy shtete nuk e kanë njohur Kosovën, opsioni më i mirë ishte Portugalia, e cila e ka njohur pavarësinë e Kosovës që në tetor të vitit 2008. Kujtojmë statusin e kryeministrit në Facebook: “Zgjidhni, tiki-taka me Brazilin apo topa të gjatë me Anglinë”.


Natyrshëm shënjestra e radhës do të jetë Lionel Messi dhe Argjentina e tij, mirëpo fillimisht do të angazhohen disa njohës ligjorë për të gjetur hapësira në ligjet e OKB-së dhe rregullat e FIFA-s për të luajtur kundër një kombëtareje që nuk e ka njohur pavarësinë. (Një shembull i ngjashëm është ai me shtetet që i njohin dokumentet e Kosovës, por jo edhe pavarësinë e saj).

Pas marrjes së këtij lajmi, kanë filluar menjëherë bisedimet për aranzhimin e një takimi me Adnan Januzajn, për ta bindur supertalentin e Manchester Unitedit që ta përfaqësojë Kosovën së paku në këtë ndeshje. 19-vjeçari ka të drejtë të luajë në një ndeshje jozyrtare për shtetin tonë dhe sërish të ketë të drejtën të zgjedhë cilëndo përfaqësuese që preferon. Prandaj, sipas asaj që shkruhet në mediat angleze, mbi 90 për qind është e sigurt se Albert Bunjaki do ta ketë në skuadër superJanuzajn për këtë përballje të rëndësisë së madhe, veçmas për tifozët e futbollit.

Me shpresë që do ta ndezim atmosferën në stadium duke kaluar momente të paharrueshme dhe çaste historike duke shijuar futbollin e përfaqësueses së Kosovës përballë kombëtares së njërit nga futbollistët më të mirë në vitet e fundit… jua urojmë 1 Prillin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

La Liga
Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Ligat tjera
Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Premier League
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri

Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri

Premier League
Deklarata e Ligës Premier pas përleshjes në derbin e Merseyside - nisin hetimet nga policia

Deklarata e Ligës Premier pas përleshjes në derbin e Merseyside - nisin hetimet nga policia

Premier League
Kalo në kategori