LAJMI I FUNDIT:

Llamkos Kosova ankohet për referim

Llamkos Kosova ankohet për referim

Goli i parë i pësuar në humbjen 2:0 ndaj Hajvalisë dhe kartoni i kuq për Bashkim Shalën, kanë bërë që edhe Llamkos Kosova të ngrit zërin ndaj drejtuesve të drejtësisë. Kështu, kryetari i këtij klubi, Labinot Demi, dyshon se dikush me çdo kush po mundohet t’ua humb titullin e kampionit.

Në takimin me Hajvalinë, kjo e fundit shënoi golin e parë nga pozita jashtë loje, kurse Shala bashkë me Festim Krasniqin e Hajvalisë u ndëshkuan me kartonin e kuq nga gjyqtari Kreshnik Vula. Ky i fundit, Shalën e kishte skuqur edhe në Kupë ndaj Ferizajt.

“Nuk di çfarë ka Vula kundër Shalës. Lojtarët në Evropë shahen dhe në fund nuk ndëshkohen me kartonë të kuq. Vetëm Pepe i Real Madridit meriton çdo lojë karton të kuq. Mbi 1 mijë euro këtë vit vetëm kartonë të kuq e ankesa kemi paguar. Goli i parë me Hajvalinë ka ndikuar direkt në ndeshje. Kjo është tendencioze. Vula ndaj Ferizajt e ndëshkoi Shalën, pas gabimit të vet paraprak, kurse tani sërish e ndëshkon të njëjtin. Me këto gjëra ne vetveten po e shkatërrojmë, pasi nuk jemi të interesuar të sjellim investitorë. Duan me çdokush të na dëmtojnë të mos bëhemi kampion”, ka shprehur indinjatën e tij, Demi ndaj ndarësve të drejtësisë. /Arena/Telegrafi/