LAJMI I FUNDIT:

Incidente në Gjakovë, ndërpritet gjysmëfinalja Peja tërheq ekipin – disa të arrestuar

Incidente në Gjakovë, ndërpritet gjysmëfinalja Peja tërheq ekipin –  disa të arrestuar

E plotësuar - Pranë rezultatit 52-48 për Sigal Prishtinën ka mbetur gjysmëfinalja ndaj Pejës që po zhvillohet në Gjakovë, pas incidenteve që u shfaqën ndërmjet tifozerive. Peja ka tërhequr ekipin dhe kështu gjysmëfinalja do të vendoset në tavolinë. Prishtina luan në finale ndaj Bashkimit.

Tërheqjen e ekipit të Pejës e ka konfirmuar presidenti i KB Pejës, duke thënë se ata luajnë për tifozerinë dhe nëse ata largohen pa arsye nga palestra, atëherë edhe ata do të largohen.

Një orë pas ndërprerjes edhe lojtarët filluan të largoheshin duke u ndërruar në zhveshtore dhe duke u bërë gati për t’u kthyer në shtëpi.

Tani mbetet të shihet se cili do të jetë verdikti i gjyqtarëve, pra pas tërheqjes së ekipit nga Peja, Prishtina ka të drejtën të luajë në finale ndaj Bashkimit të dielën mbrëma.



Eshtë ndërprerë përkohësisht gjysmëfinalja e Kupës së Kosovës mes Sigal Prishtinës dhe Pejës, pas incidenteve në palestër që u filluan nga fyerjet e të dyja taboreve të tifozëve, e që vazhduan me thyerje të karrigeve të palestrës së re të sapo përuruar "Shani Nushi" në Gjakovë.

Skenare të tilla kanë ndodhur edhe vitin e kaluar në finalen e Kupës, ku edhe gazetari jonë pësoi nga incidentet e rënda të ndodhura atë vit në Prizren.

Raportohet për disa të arrestuar në Gjakovë, pasi janë thyer shumë vetura nga tifozët "Plisat". Shumë tifozë janë arrestuar pas disa incidenteve të shkaktuara

Ne do t’iu raportojmë për rezultatin e ndeshjes kur ajo të përfundojë, teksa tani pritet zbrazja totale e palestrës.

E çuditshme është qasja e grupacioneve të tifozerive, pasi që fytyrë tjetër tregojnë në ndeshjet e Ligës Ballkanike, kurse avazi i njëjtë vazhdon në garat vendore.

Ndeshja do të vazhdojë pranë rezultatit 52-48 për Prishtinën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

La Liga
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Ndërkombëtare
Kalo në kategori