LAJMI I FUNDIT:

Hajvalia ia ndal hovin Llamkos Kosovës

Hajvalia ia ndal hovin Llamkos Kosovës

Hajvali ka ndalur serinë e fitoreve të liderit të tabelës, Llamkos Kosovës. Futbollistët e Hajvalisë të shtunën në Kishnicë, kanë mundur ekipin vushtrrias me rezultat 2-0, në ndeshjen e parë të xhiros së 22-të në Raiffeisen Superligë.

Hajvalia ka arkëtuar tri pikë të rëndësishme në garën për të siguruar ekzistencën në elitën e futbollit tonë, derisa kjo humbje e Llamkosit ia mundëson Prishtinës që me fitore eventuale kundër Fushë Kosovës, të hënën, ta zvogëlojë ngecjen me kryesuesit në vetëm 7 pikë.

Nikollë Dushi (51) dhe Enis Zabërxha (70), ishin dy golashënuesit që u përkujdesën për fitoren e Hajvalisë. /KP/Telegrafi/