LAJMI I FUNDIT:

Hajvalia e turpëroi Trepçën ‘89

Hajvalia e turpëroi Trepçën ‘89

Skuadra e Hajvalisë ka shënuar fitore kundër Trepçës’89, në ndeshjen hapëse të javës së 20-të në Raiffeisen Superligë.

Në takimin, që u zhvillua, të premten, në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë, Hajvalia me rezultat bindës, 4:0, festoi fitoren e tretë me radhë në pranverë.

Hajvalia mbizotëroi plotësisht në këtë ndeshje. Qysh në minutën e 15-të mysafirët kërcënuan seriozisht portën e Arben Beqirit, por Enis Zabërgja ndonëse iu shmang mirë Izmakut brenda zonës në fund gjuajti plogësht pranë shtyllës. Megjithatë, tre minuta më vonë erdhi goli i epërsisë, kur Veton Shabani e befasoi portierin Beqiri me një gjuajtje të furishme nga 20 metra pas një topi të kthyer nga zona e ‘minatorëve’, 0:1.

Në anën tjetër mitrovicasit ishin afër barazimit të shifrave në minutën r 24-t, por gjuajtja e furishme e Drilon Husajt për fat të portierit Faton Maloku e qëlloi tërthorësen. Kur pritej përfundimi i pjesës së parë, në minutën e dytë shtesë, Agron Shabani përfitoi nga reagimi i dobët i mbrojtjes së ‘minatorëve’ dhe me gjuajtje përtokë shënoi golin e dytë të skuadrës së tij.


Në pjesën e dytë, Trepça’89 u vërsul plotësisht në sulm dhe një lojë e tillë krijoi hapësira të mëdha në mbrojtjen e tyre, të cilat i shfrytëzuan mysafirët. Fillimisht në minutën e 50-të Fillim Guraziu përfitoi nga një gabim i mbrojtjes dhe doli i vetëm para portierit Beqiri, për të shënuar golin e tretë, derisa në minutën e 70-të, Festim Krasniqi finalizoi asistimin e Enis Zabërgjës, për të vendosur shifrat përfundimtare, 4:0. /Sporti1/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Liga e Kampionëve
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori