LAJMI I FUNDIT:

Trepça ’89-Hajvalia, hap ndeshjet e fundjavës

Trepça ’89-Hajvalia, hap ndeshjet e fundjavës

Skuadrat elitare në futbollin tonë, do të rikthehen këtë fundjave me ndeshjet e xhiros së 20-të. Kjo xhiro nis sot në “Riza Lushta” mes Trepçës ’89 dhe Hajvalisë. Ky duel është i rëndësishme për të dy ekipet për faktin se të dy skuadra janë në mesin e ekipeve që po garojnë për të siguruar mbijetesën në Superligë.

Ndërkohë, të shtunën do të sprovojnë forcat Ferizaj dhe Fushë Kosova. Ferizajasit edhe pse luajnë në shtëpinë e tyre, megjithatë, nuk do ta kenë aspak lehtë përballë Fushë Kosovës, skuadër kjo që në dy ndeshjet e para të stinorit pranveror ka arritur dy fitore, dhe e cila po lufton më të gjitha forcat për të siguruar ekzistencën në elitën tonë.

Sfidat e kësaj fundjave do të vazhdojnë të dielën pasdite, e kryendeshja do të luhet në kryeqytet, mes Prishtinës dhe Drenicës.

Prishtinasit pas fitores së madh në javën e kaluar kundër Llamkos Kosovës, pikët e plota do t’i kërkojnë edhe në duel me kuqezinjtë e Skenderajt, këta të fundit pas 13 ndeshjeve pa humbje, në xhiron e kaluar pësuan disfatë kundër Feronikelit, e cila në “Bajram Aliu” do të pres Besën e Pejës, ndërkohë, Drita do të ballafaqohet Trepçën e Mitrovicsë. /KP/Telegrafi/


Raiffeisen Superliga / Xhiroja e 20-të

Sot takohen:
Trepça ’89-Hajvalia

Të shtunën takohen:
Ferizaj-Fushë Kosova

Të dielën takohen:
Feronikeli-Besa
Drita- Trepça
Prishtina-Drenica
Llamkos Kosova pushon në këtë xhiro.

Të gjitha ndeshjet nisin në orën 14:00.

Në trend Sport

Më shumë
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Liga e Kampionëve
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori