LAJMI I FUNDIT:

Pas Turqisë, me Senegalin

Pas Turqisë, me Senegalin

Tashmë është e sigurt se Përfaqësuesja e Kosovës do ta sfidojë Turqinë, derisa përpjekjet janë që disa ditë pas kësaj sfide, djelmoshat e përzgjedhësit Albert Bunjaku të luajnë edhe me Senegalin. Nënkryetari i FFK-së, Bekim Haxhiu ka pranuar se janë duke bërë përpjekje që t’i luajnë dy ndeshje në maj, por nuk ka folur për kundërshtarin e tretë. Ndërkohë, mësohet se në planet e FFK-së është Senegali.

Miqësorja historike kundër Haitit duket se e ka prekur thellë në zemër FFK-n dhe e ka fuqizuar këtë institucion për të punuar edhe më shumë në gjetjen e kundërshtarëve të radhës të Përfaqësueses. Kësisoj, FFK ka nisur misionin që t’i sigurojë Përfaqësueses së Kosovës edhe një kundërshtar për muajin maj. Siç dihet, ekipi i përzgjedhësit Albert Bunjaki nga data 20 deri më 22 maj do të përballet me Kombëtaren e Turqisë. Mirëpo, pas takimit me turqit, Kosova ka gjasa të përballet edhe me Senegalin. Kështu kanë njoftuar burime të gazetës brenda FFK-së. “Interesi ynë është që pas tri ose katër ditësh pas sfidës me Turqinë, të luajmë edhe një ndeshje tjetër. Gjasat janë që të ndeshemi me Senegalin. Federata e Futbollit e këtij vendi është e gatshme për të aranzhuar një sfidë të tillë”, njoftoi burimi.

Haxhiu konfirmon interesimin

Ndonëse nuk përmend emra, nënkryetari i FFK-së, Bekim Haxhiu ka njoftuar se shtëpia e futbollit kosovar është e interesuar që brenda muajit maj t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore. “Ne si FFK jemi të interesuar t’i aranzhojmë dy ndeshje në muajin maj apo njërën në maj me Turqinë e tjetrën në fillim të qershorit. Me Turqinë tashmë e kemi aranzhuar, derisa për kundërshtarin tjetër ende nuk jemi përcaktuar. Jemi në bisedime për këtë, por ende nuk ka asgjë konkrete”, deklaroi Haxhiu të martën për ‘Sport Plus’. I pyetur nëse mund ta sfidojnë Senegalin, ai nuk ka dashur të flasë me emra.


“Nuk mund të flas për emra se kush mund të jetë kundërshtari i tretë i Kosovës. Ne sot (dje) kemi debatuar për t’i bërë dy ndeshje miqësore, që kur futbollistët të vijnë në Kosovë për takimin me Turqinë, të kenë rastin të luajnë edhe një tjetër ndeshje”, shtoi Haxhiu.

Sipas tij, kjo do të ishte një mundësi e mirë e përzgjedhësit Albert Bunjaki për ta komponuar ekipin. “Konsideroj se kjo do të ishte një mundësi e mirë për selektorin Albert Bunjaki që t’i ketë futbollistët më gjatë në dispozicion, të kryejë më shumë stërvitje dhe ta komponojë ekipin”, përfundoi Haxhiu.

Jashtë Kosovës

Nëse aranzhohet sfida me Senegalin, atëherë gjasat janë që ndeshja të luhet jashtë territorit të Kosovës, konkretisht në Zvicër. Ndërsa, Alain Giresse, përzgjedhës i Senegalit, gjatë qëndrimit në janar të këtij viti në Prishtinë, kishte thënë se është i gatshëm të përballet me Përfaqësuesen e Kosovës. Giresse vitin e kaluar kishte pasur një takim edhe me nënkryetarin tjetër të FFK-së, Agim Ademin. /SportPlus/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Premier League
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori