LAJMI I FUNDIT:

FIFA ia mbyll gojën Serbisë, Kosova i respektoi modalitetet

FIFA ia mbyll gojën Serbisë, Kosova i respektoi modalitetet

Pas ankesës së Federatës serbe, është deklaruar Federata botërore e futbollit, e cila pohon se Kosova ka respektuar në tërësi modalitetet.

Pas ndeshjes së 5 marsit në Mitrovicë, ndërmjet Kosovës dhe Haitit, Federata serbe e futbollit (FSS) i kishte dërguar një letër proteste FIFA-së duke potencuar se Federata e futbollit e Kosovës nuk ka respektuar modalitetet e caktuara më 10 janar për zhvillimin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare.

I saktësuar ka qenë reagimi i djeshëm i FIFA-së nëpërmjet zëvendës-sekretarit të saj të përgjithshëm, Michael Kattner i cili ka potencuar se Kosova ka respektuar të gjitha modalitetet e parashikuara me marrëveshjen e 10 janarit të këtij viti.

“Jemi të befasuar me ankesat që kemi marr në letër që po iu referohemi… Në letrën e juaj thuhet se nuk është respektuar pika e dytë e marrëveshjes së 10 janarit. Në pikën e dytë thuhet se FFK-ja nuk mund të vendos simbolet kombëtare (flamuri, emblema etj) ose himnin kombëtar. Sidoqoftë, ata janë të lejuar të bartin emrin Kosova në fanella dhe yllin”, thuhet në letrën e FIFA-së dërguar Federatës serbe, një kopje e së cilës i është përcjellur edhe FFK-së, e cila ia ka shpërndarë medieve.


“Pas shikimit të detajizuar të letrës tuaj dhe bazuar në raportin e delegatit të FIFA-së që ka vëzhguar këtë lojë, mund të iu konfirmojmë se delegati i FIFA-së siguron që pika e dytë e marrëveshjes së 10 janarit është vëzhguar. FIFA sqaron se emblema e FFK-së e vendosur në fanella, nuk dëshmon simbol kombëtar të Kosovës. As FFK-ja as FIFA në asnjë mënyrë nuk kanë shkelur marrëveshjen e 10 janarit”, thuhet në letrën e FIFA-së. /Sporti1/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Premier League
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori