LAJMI I FUNDIT:

Historia shkruhet sot…

Historia shkruhet sot…

Futbolli i Kosovës sot edhe zyrtarisht thyen barrierat ndërkombëtare.Përfaqësuesja e Kosovës sot në Stadiumin Olimpik ‘Adem Jashari’ do të përballet me Haitin, në ndeshjen e parë zyrtar ndërkombëtare.

Kosova luan miqësoren e parë nën monitorimin e FIFA-së, sfidë kjo që vlerësohet ndeshje historike.

Stadiumi Olimpik ‘Adem Jashari’, i cili u përuruar dy ditë më parë, e që tashmë ka marre pamjen e një stadiumi evropian, pritet të jetë i stërmbushur nga adhuruesit e futbollit tonë, madje biletat për këtë ndeshje janë shitur vetëm brenda pak orëve.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) bashkë me Kompaninë organizative të kësaj ndeshje AT Evnts, tashmë ka bërë të gjithë përgatitjet e duhura për këtë miqësore, e para e këtij lloji për përfaqësuesen tonë.


Ndërkohë, ka tri ditë që të përfaqësuesja jonë nën drejtimin e Albert Bunjakut është grumbulluar në Hotel ‘Emerald’, derisa Bunjaku me ekipin e tij ka zhvilluar dy seanca stërvitore.

Tekniku i Kosovës, shpreson se përfaqësuesja jonë do të ketë paraqitje të mirë në duel me Haitin e largët.

“Është ndeshja e parë dhe është ndeshje historike në aspektin e thyerjes së izolimit të futbollit. Sigurisht se do të mundohemi të kemi një paraqitje sa më të mirë në këtë ndeshje”, ka thënë Bunajku.

Ndërkohë, edhe futbollisti Alban Bunjaku beson se Kosova do të ketë paraqitje të mirë.

“Jemi të emocionuar, sepse luajmë ndeshjen e parë për Kosovën. Do të mundohem të japim më të mirën në këtë ndeshje”, ka theksuar Bunajku. Miqësorja mes Kosovës dhe Haitit nis në orën 15:00. /KP/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Kalo në kategori